Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

A po blejmë automobila helmues? Empty A po blejmë automobila helmues?

Wed 29 Feb 2012 - 12:05
Hulumtuesit pohojnë që automobilat e sapoprodhuar kanë përqendrim jashtëzakonisht të lartë të kimikateve të ndryshme, për çka edhe vjen deri te aroma e njohur e automobilit të ri.
Në këtë hulumtim shkencëtarët me ndihmën e analizatorit rëntgen me rreze X kanë studiuar enterierët e më shumë se 200 automobilave të prodhuesve të ndryshëm.

Analizatori zbulon elementet kimike siç janë plumbi, kadmiumi, klori, arseni, merkuri, kallaji dhe antimoni. Vendet që i kanë hulumtuar janë ulëset, mbështetëset për duar, dyert, timoni dhe ndërruesi i shpejtësive.

Te shumica e automobilave kanë zbuluar praninë e kimikateve potencialisht të rrezikshme. Nën ndikimin e temperaturës së lartë, e cila ndonjëherë është e pashmangshme në automobila, rritet koncentrimi i atyre kompozimeve.

Ekspozimi ndaj kimikateve helmuese është i rrezikshëm në hapësirën e mbyllur. Shoferët këto kimikate i konsumojnë përmes frymëmarrjes dhe kontaktit me pluhurin. Kanë gjetur madje 275 kimikate të ndryshme, të cilat janë të lidhura me çrregullimet e koncentrimit, problemet me mësim dhe krijimin e kancerit.

EPA (Environmental Protection Agency) ka deklaruar se si ndotja e hapësirës së mbyllur është më e rrezikshmja për shëndetin e njeriut, veçanërisht për shkak të faktit që njerëzit 90 për qind të kohës së vet e kalojnë në hapësira të mbyllura, dhe disa orë në ditë në automobil.

Modeli i cili në vete ka pasur nivelin më të lartë të kimikateve është Mitsubishi Outlander Sport, i prodhuar në vitin 2011, ndërsa modeli i cili në vete ka pasur sasinë më të vogël të kimikateve është Honda Civic, i prodhuar në vitin 2012.

Shkencëtarët theksojnë se si niveli i kimikateve helmuese në automobilat e sotëm është më i vogël se tek automobilat e disa viteve më herët. Kjo definitivisht jep shpresë që në vitet e ardhshme niveli i kimikateve të mund të ulet edhe më shumë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi