Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

"Karnavalet e Korçës" në Tiranë Empty "Karnavalet e Korçës" në Tiranë

Thu 1 Mar 2012 - 12:02
"Karnavalet e Korçës" në Tiranë 51851
TIRANE - Në datën 2 dhe 3 mars salla "Shekspir", ora 19:00 jepet premiera e komedisë "Karnavalet e Korçës". Është një komedi e shkruar nga Spiro Çomora, vihet në skenë nga regjizorja Elma Dorezi.
Vepra është e njohur për humorin e saj dhe është ekranizuar në filmin Karnavalet në vitin 1980 nga Kinostudio Shqipëria e Re. Interpretojnë Devis Muka, Ina Gjonci, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Lorenc Kaja, Jonida Cunga dhe Oriana Came. Kostumografia, Edlira Qyshka dhe skenografia Beqo Nanaj. Komedia është e ndërtuar në tri akte.
Veprimi zhvillohet në Korçë dhe rrëfehen ngjarjet në mjedisin e këtij qyteti, në vitin 1936. Skena kryesore ku ndodhin dhe konfliktohen ngjarjet është e vendosur në shtëpinë e një tregtari të pasur, Nikollaq Jorganxhiut.

Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Ata janë në një synim të përbashkët: ta martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por prapamendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike. Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi