Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Karnavalet e Korçës, një lepur i hipur mbi breshkë per në Europë Empty Karnavalet e Korçës, një lepur i hipur mbi breshkë per në Europë

Tue 5 Jun 2012 - 17:44
Vepror HasaniNdryshe nga 5 vitet e kaluara, në Festivalin e 6- të Ndërkombëtar të Karnavaleve, Korça zgjodhi një fabul të veçantë: Lepuri paraqitet i hipur mbi një breshkë, e cila përpiqet të na çojë sa më shpejt që të jetë e mundur në Europë. Kjo fabul do të shoqërohet me një sërë krjimesh artistike; me bandën frymore, e cila do të përpiqet t’i japin frymën e saj breshkës që ajo të ecë sa më shpejt; me flamurtarët që ecin në krye të kolonës, duke shprehur ngazëllimin e tyre; me numraakrobatikë ku artistët shpalosin aftësitë e veta për t’ia mbërritur sa më parë kësaj ëndrre.Fabula e kuzhinierit me tepsi të madhe

Në këtë atmosferë nuk do të mungojë as kuzhineri që me një tepsi të madhe do t’u thotë të gjithve: “Jetojmë në një vend të begatë, përderisa gjithkush mund të marrë gjithçka që i duhet dhe dëshiron”. Sigurisht kuzhineri nuk thotë asgjë, por fabula nuk ka nevojë për fjalë, sepse tepsia është jashtëzakonisht e madhe. Përballë kësaj atmosfere shfaqen kumarxhinjtë që hedhin zaret për fatet e tyre: fitoj… humbas… humbas… fitoj…. Ëndërrojnë për të nesërmen… Fabula do të ndiqet nga dhjetra arlekinë, të cilët kanë për detyrë të qeshin dhe të qajnë, të gëzohen dhe të hidhërohen, të shpresojnë dhe të zhgënjehen, të dashurojnë dhe të tradhëtohen, por që gjithsesi që të gjithë do të mundohen që breshka të ecë sa më shpejt. Pa ata (arlekinët) nuk do të kishin kuptim karnavalet.



Kush është breshka? Po lepuri?

Dilema e fabulës është e madhe. Por Karnavalet e Korçës nuk e kanë lënë pa zgjidhje finalizimin e saj. Befas shfaqen akademikët, ( ata që vetëm ata e dinë se si janë bërë profesorë dhe doktorë). Por edhe ata nuk flasin, por me butaforinë e tyre të krijojnë përshtypjen se formulën e përshpejtimit të lëvizjes së breshkës e kanë në dorë vetëm ata (a mund ta tregojnë, kjo është pronësi vetëm e akademikëve- intelektualëve). Pak a shumë, gjithë domethënien e festivalit e morëm të shpjeguar nga organizatorët karnavaleve në Korçës. Për pyetjen tonë, përse zgjodhët breshkën si protagoniste të festivalit, përgjigja e tyre ishte e thjeshtë: “Sepse ecën ngadalë”, por pyetjes tjetër, përse zgjodhët lepurin që hipën mbi breshkë dhe jo kalin bie fjala, përgjigjja e organizatorëve ishte edhe më e thjeshtë akoma: “Mos e vri mendjen kaq shumë, karnavale janë”.



Jemi të vërtetë apo njerëz me maska?

Organizatorët këmbëngulin: “Sot gjithkush ka të drejtën të vishet si të dëshirojë, ashtu siç ndihet, siç mendon dhe siç dëshiron të shprehet apo të paraqitet. Dilema qëndron diku tjetër: sot në ditën e karnavaleve jemi vërtetë të vërtetë, apo gjithë vitin luajmë me maska?”. Megjithatë nga zv.presidenti i Karnavaleve të Shqipërisë, Koço Ristani mësuam se në këtë festival kishte pjesëmarrës Mali i Zi, Maqedonia , Serbia , cirku i Tiranës, qyteti i Patosit, qyteti i Kavajës dhe karnavalet e Polenës, të cilët gjithnjë sjellin ritet e vjetra të karnavaleve, fabulat e të cilëve kanë gjithnjë një mesazh mbi jetën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi