- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Shqiptarët të ndjekin vizionin e Skënderbeut!
Fri 2 Mar 2012 - 21:37
Ceremonia e 568-vjetorit të Beslidhjes së Lezhës ka filluar të premten pa presidentin Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama. Aktiviteti është hapur nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha dhe të pranishëm ishin kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, ministra të kabinetit qeveritar, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.
Të pranishëm në këtë ceremoni, ku munguan Topi dhe Rama, ishin edhe politikanë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe trevat tjera e diaspora. Arsyeja e mospranisë së Ramës nuk është bërë e ditur, ndërkohë Presidenca ka njoftuar se presidentit Topi nuk ishte në Lezhë pasi i është mohuar mbajtja e fjalimit nga Protokolli i Shtetit.
Pas pritjes në Bashkinë e qytetit, ceremonia është zhvendosur te varri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ku janë vendosur kurora me lule, në nder të Heroit Kombëtar, i cili para më shumë se pesë shekujsh arriti t’i bashkojë në një front gjithë fisnikët shqiptarë kundër Prandorisë Otomane, dhe kështu i dha jetë mundësisë mbijetesës së kombit shqiptarë.
Ndërkohë kryeministri Berisha deklaroi se vizioni për liri i Skënderbeut udhëhoqi shqiptarët ndër shekuj duke fituar luftëra njëra pas tjetrës. “Nderimi më i madh që ne mund t’u bëjmë fisnikëve shqiptarë që u mblodhën 568 vjet më parë, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë prijësit tonë legjendar Skënderbeut, është të ndjekim me vendosmëri vizionin e tyre, vokacionin kombëtar perëndimor, të bëjmë gjithçka për të vendosur kombin në Bashkimin Europian, të bëjmë gjithçka për të shndërruar Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, në treva dhe vende të zhvilluara”, tha Berisha. /Telegrafi/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Shqiptarët të ndjekin vizionin e Skënderbeut!
Fri 2 Mar 2012 - 22:00
Nje lajm shume i vyer, por kam frike se Saliu e ka thene vetem sa per te thene...
Sa ta kishte kryer ate qe tha, nuk do ishte nevoja ta thoshte...
Sa ta kishte kryer ate qe tha, nuk do ishte nevoja ta thoshte...
- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Re: Shqiptarët të ndjekin vizionin e Skënderbeut!
Sat 3 Mar 2012 - 1:33
SALI BERISHA PAT THEN NE MALI TE ZI BASHKIM KOMBETARE ESHT IDEJA I EKSREMISTAVE
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi