Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alergjitë e pranverës, ja si mund t’i parandalojmë Empty Alergjitë e pranverës, ja si mund t’i parandalojmë

Fri 2 Mar 2012 - 22:09
Për fat të keq, ardhja e pranverës nuk është e mbushur vetëm me gëzim, sepse kjo është një periudhë e vështirë në fakt për ata që vuajnë nga alergjitë respiratore.Shoqëruar me rrufë, apo teshtima të pakëndshme, pranvera vërtet që ofron një moment pakënaqësie për të gjithë ata që i përkasin kësaj kategorie. Por si mund të mbrohemi prej tyre?Mjekësia tradicionale kryesisht përdor kortizonin, dhe në raste të rënda, duke bllokuar edhe reagimin imunitar të trupit të njeriut.Sigurisht, që metoda më efektive është vaksina përkatëse e cila injektohet nën sasi minimale të lëkurës kundër elementeve alergjike.Kjo në mënyrë që të mësohet trupi për praninë e tyre.Por kjo metodë duket se është e dëmshme pasi mund të favorizojë alergjitë që shkaktohen nga elemente të tjera.

E nëse nuk doni që t’i përdorni ilaçe apo të tilla metoda për të trajtuar alergjitë tuaja, rekomandohen mjetet homeopatike.

E para ka të bëjë me hedhjen në sy, të pikave të ndryshme të solucioneve që ju lehtësojnë frymëmarrjen. Më të mirat rekomandohen ato që kanë në përbërje të tyre bimët “Ribes nigrum” dhe “Adatoda vasica” (një shkurre me gjelbërim të përjetshëm të Himalaje). Që të dyja lehtësojnë kollën dhe lirojnë bronket.

Të gjitha këto substanca gjenden edhe në formën e tabletave të vogla, por edhe në gjendjen e tyre natyrore, ndoshta të thata, të ofruara nga mjekësia bimore.

Së fundi, edhe akupunktura rekomandohet nga ekspertët, si një metodë kundër alergjive të stinës.

Kjo pasi në bazë të mjekësisë tradicionale kineze, alergjia si e tillë, shkaktohet nga një mosbalancim midis mëlçisë dhe mushkërive.

Për më tepër, rekomandohet të konsumojmë ushqime pikante dhe për të shmangur ato me shije acidesh apo qumështi dhe kosi.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi