Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zbulohet zgjidhja për të gjitha alergjitë? Empty Zbulohet zgjidhja për të gjitha alergjitë?

Wed 7 Nov 2012 - 13:47
Zbulohet zgjidhja për të gjitha alergjitë? 395096_527844960560263_959092655_n

Shkencëtarët zviceranë dhe amerikanë kanë deklaruar të kenë zbuluar molekulën sintetike, e cila mund t’i ndërpresë të gjithë mundimet e njerëzve me alergjitë. Sipas punimit të publikuar në numrin e ri të revistës “Nature”, ekspertët kanë krijuar inhibitorin i cili çarmatos antitrupat IgE, të cilat kanë rol kyç në alergjitë akute. Kimikati vepron ashtu që ndan antitrupin nga fajtori tjetër kryesor -molekulat e njohura si FcR.

Antitrupat IgE mund të startohen nga shumë alergjenë, që nga poleni e deri te helmi i bletëve. Rezultat janë reaksionet alergjike të cilat shpesh shfaqen për vetëm disa sekonda. Inhibitori i ri shkatërron lidhjet të cilat i vendos IgE me mastocitet, qelizat përgjegjëse për reaksionet. Ndërprerja e këtyre lidhjeve është kupa e shenjtë për të shëruar alergjitë.

Kur alergjenët hyjnë në organizëm, disa njerëz reagojnë ashtu që krijojnë antitrupat IgE. Ato mbesin në trup gjatë pasi që zhduken alergjenët. Shumica e antitrupave lidhen me receptorët në sipërfaqe të mastociteve të njohur si FcR. Mastocitet në këtë mënyrë bëhen të përgatitura për të reaguar kur alergjeni herën tjetër hyn në trup.

Ndarja e IgE-së dhe FcR-së është qëllim i terapive antialergjike tashmë shumë vite. Mastocitet të mbuluara me IgE-në janë bomba dore të vërteta të histaminës, ndërsa çdo takim i ri me alergjenin përngjan me tërheqjen e siguresës. Kur alergjeni vjen deri te qelizat e mbushura me IgE, fillon lirimi i ndërmjetësuesve inflamator si histamina dhe krijohet reaksioni alergjik. Pasojat e pakëndshme mund të shfaqen për vetëm disa sekonda, ndërsa në rastet e rënda madje mund të shkaktohet edhe shok anafilaktik dhe vdekje.

Ilaçet që ekzistojnë momentalisht si Xolaira veprojnë ashtu që parandalojnë ndërveprimet e reja në mes IgE-së dhe FcR-së me çka lehtësojnë reaksionet, megjithatë ato nuk ndajnë lidhjet tashmë të krijuara. Shkencëtarët amerikanë dhe zviceranë kanë zbuluar që kjo është e mundshme të arrihet me inhibitorin DARPin E2-79. Me ndihmën e tij ndërveprimi i cili zakonisht zgjat me orë ose me ditë ndërpritet për disa sekonda, pohojnë autorët.

Profesori i biologjisë strukturale, Ted Jardetzky, thotë se si ekipi i tij shpreson që, pas zbulimit të këtij mekanizmi, mund të gjejë molekula më të vogla që punën e njëjtë ta bëjë në mënyrë më efikase”. Tani nisemi në gjueti të molekulës së vogël, e cila mund të veprojë ngjashëm. Kjo do të ishte hiti i vërtetë”, ka thënë Jardetzky.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi