Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të ruhemi nga alergjitë?  Empty Si të ruhemi nga alergjitë?

Tue 3 Apr 2012 - 1:11
Rrugët me diell dhe pranvera kanë shtuar entuziasmin dhe dëshirën për të dalë në natyrë në të gjitha qytetet shqiptare.

Në një paraditë në Tiranë, mund të shohësh rrugë të mbushura me njerëz që vrapojnë, bëjnë çiklizëm apo shëtisin fëmijët.

Megjithatë, ndërsa shumica e presin me padurim ikjen e dimrit dhe ngrohjen e kohës, disa prej nesh e presin me ankth dhe shami në dorë pranverën.

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” trajtoi ditën e hënë temën e alergjive, si mund të mbrohemi prej tyre, si mund të kurohemi dhe çfarë duhet të shmangim gjatë kësaj stine.

Në studio, mjekia alergologe Mirela Hasanaj shpjegoi: “Me alergji nuk mund të bëhesh, atë e ke ose jo. Kryesisht, ajo është gjenetike, por ka shumë pacientë që nuk e dinë këtë dhe e mësojnë në moshë të vonë vetëm pasi nuk kanë rënë në kontakt më parë. Lënia pas dore e alergjisë të krijon një azëm me bazë alergjike, që është një gjendje shumë më e komplikuar dhe e rrezikshme shëndetësore”.

Por, çfarë është në vetvete alergjia? “Alergjia është një reaksion mbindjeshmërie, një reagim që bëhet nëpërmjet shumë antitrupave dhe reaksioneve imune. Faktorët kryesorë që e shkaktojnë janë, në radhë të parë pluhuri, akarienet, polonet, që për ata që se dinë, janë struktura mashkullore të pjalmit të luleve”.

Në studion e “Pasdites”, Hasanaj kundërshtoi besimin popullor se stina e pranverës është ajo e shpërthimit të alergjive, ndërsa dha edhe këshillat e saj për mënyra se si mund t’u shmangen poleneve, të gjithë ata që vuajnë nga ky lloj alergjie. “E vërteta është se në të gjithë stinët jemi të predispozuar për alergji, por në pranverë evidentohen më shumë ato reagime që lidhen me lulet dhe bimët në përgjithësi. Bimët që duhen shmangur? Është e pamundur të shmangen tërësisht, pasi përhapen jo vetëm në kontakt me to, por edhe në atmosferë, nëpërmjet diellit apo erës. Por, në këtë periudhë të vitit e deri në qershor, janë barishtet e livadheve dhe lulet si luledielli ato me ngarkesën më të lartë alergjitike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi