Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prindërit futin fëmijën në arkivol .... se nuk u bindej Empty Prindërit futin fëmijën në arkivol .... se nuk u bindej

Fri 2 Mar 2012 - 22:12
Prindërit futin fëmijën në arkivol .... se nuk u bindej 129Një çift, ndërsa përpiqej ta detyronte të birin 7-vjeçar që të vinte pelena dhe ai nuk u bindej, ka zgjedhur një mënyrë makabre për ta arritur një gjë të tillë.

Po. E kanë futur brenda një arkivoli dhe më pas, e kanë lënë në bodrumin poshtë shtëpisë, për orë të tëra.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa bëhet me dije se dy prindërit që e ndërmorën një masë të tillë ekstreme ndëshkimi ndaj fëmijës së tyre, janë shpallur në kërkim nga policia vendase.

Lori Gardner, 26 vjeç dhe Brian Sleboda, 31 vjeç; akuzohen pasi me një akt të tillë të pazakontë, kanë rrezikuar jetën e djalit të tyre vetëm 7-vjeç.

Për fat, kanë qenë disa komshinj që kanë dëgjuar ulërimat e fëmijës ndërsa e fusnin me dhunë në arkivol, ata që denoncuan menjëherë në polici dhe u krye zbulimi i tij në bodrum, pak orë më vonë.

Aty, fëmija, u gjend i uritur dhe i terrorizuar ...

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi