Interneti, rreziku kryesor për humbjen e kujtesës
Sun 28 Mar 2010 - 16:27
Interneti ofron mundësi të pafundme informacioni por nga ana tjetër Ka një kosto të madhe edhe për ndryshimet sociale të njeriut.
Bashkë me leximin, ndryshon edhe mënyra se si i analizojmë gjërat sepse duke kaluar nga letra në ekran, humbasim kapacitetin e përqëndrimit dhe zhvillojmë një mënyrë të të arsyetuari shumë sipërfaqësore.
Dy vjet më parë, revista “The Atlantic” turbulloi ujërat pasi publikoi një shkrim me titullin “Google po na bën më budallenj?”. Studiuesi Nicholas Carr është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të botës virtuale dhe ai konsiderohet nga njerëzit e internetit si “armiku i teknologjisë” pasi publikoi këtë shkrim.
“Në të vërtetë deri në vitet ’80 kam qënë një konsumator i teknologjise dixhitale duke filluar nga Mac Plus. Kam qënë përherë një teknofil jo teknofob. Por me kalimin e kohës kam ndryshuar mendje pasi u zbulua se përvec avantazheve, interneti na sjell edhe disavantazhe”, shprehet Carr nga Kolorado ku tashmë shkruan libra.
Një debat mjaft të madh ka ngjallur edhe “Cushing Academy”, një shkollë elitare në Massachusetts, biblioteka e pasur e së cilës u zëvendësua brenda pak kohësh me kompjutera. Nga ana ekonomike kjo bibliotekë kushton më pak, por pa libra në dorë është shumë e vështirë të përqëndrohesh. Humbja e kujtesës për një kohë të gjatë është rreziku më i madh që të ofron luksi i përdorimit të internetit dhe ky është një debat që sapo ka marre jetë në SHBA.

- al-tiniKomplet
- Gjinia :
Postime : 256
Hobi : patjeter
Anetaresuar : 12/03/2010
Re: Interneti, rreziku kryesor për humbjen e kujtesës
Sun 28 Mar 2010 - 17:06
por jo per te gjithe, interneti i ndihmon dembelet qe iu jane bene rob copy/paste-s, ka , gjen njeriu edhe gjera qe ia vlene por qe te humb kujtesen jo edhe aq!
me at qe lexohet duhet pak perqendrim deh çdo gje do jete ne rregull...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi