- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Fruti që shmang humbjen e kujtesës
Thu 28 Apr 2011 - 7:03
Konsumimi i lëngut të rrushit të zi pakëson humbjen e kujtesës madje ndihmon në përforcimin e saj, është konkluzioni më i fundit i shkencëtarëve lidhur me kujtesën.
Shkencëtarët e degës së Psikiatrisë së Universitetit Cincinnati bënë një studim mbi 12 persona që vuanin nga humbja e kujtesës. Si rezultat ato të cilët kishin konsumuar lëngun e rrushit për 12 javë pasqyruan një performancë të mire në testet e ndryshme të kujtesës.
Ekspertët formuan dy grupe të ndryshme. Ndërkohë që grupit të parë iu dha lëng rrushi i marrë nga zona Concord e Massachusett grupi i dytë nuk piu asgjë. Gjatë kohës së eksperimentit të dy grupeve ju bënë teste të rregullta kujtese. Sipas rezultateve të studimit grupi i parë kishte një zhvillim më afatgjatë.
Sipas ekspertëve shkaku i cili qëndron pas këtyre rezultateve janë antidoksanët e lëkurës dhe lëngu i rrushit. Pavarësisht se nuk kishte ndryshime thelbësore në mes grupeve ato të cilët kishin konsumuar lëngun natyral të rrushit të zi ishin më të avancuar në mësim. Me anë të këtij eksperimenti përforcohet kujtesa afatshkurtër dhe zhvillohet kujtesa e heshtur që i përket një vendi.
Sipas rezultateve të studimit me anë të frutave dhe zarzavateve të pasura me antidoksan dhe lëngjeve të tyre 100% natyrale mbrohet funksioni i informacionit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi