Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Selinoja lufton humbjen e kujtesës Empty Selinoja lufton humbjen e kujtesës

Wed 27 Oct 2010 - 23:34
Sipas një studimi të ri shkencor, një substancë e gjetur në selino në përqindje të lartë mund të luftojë humbjen e kujtesës, e cila me kalimin e kohës dobësohet gjithnjë e më shumë.

Studimi i University of Illinois i udhëhequr nga profesori Rodney Johnson, që u botua në Journal of Nutrition, përmend se substanca bimore luteolini që gjendet kryesisht në selino dhe speca, redukton inflamimet në tru që lidhen me plakjen dhe çojnë në probleme të kujtesës.

Eksperimentet laboratorike me minj treguan se kjo substancë “frenon” lirimin e atyre molekulave që shkaktojnë inflamacion.

Kafshët që iu nënshtruan eksperimentit u ushqyen me ushqime që përmbanin luteolin për katër javë me rradhë, fakt që vërtetoi se minjtë më të vjetër, që kishin konsumuar stubstancën në fjalë, rezultuan më të aftë në teste të ndryshme të të mësuarit dhe të kujtesës, në krahasim me minjtë më të rinj që nuk kishin ngrënë luteolin.

Niveli i inflamacionit në trurin e minjve të vjetër që ishin ushqyer me luteolin ishte i njëjtë me atë të kafshëve më të reja që i ishin nënshtruar eksperimentit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi