Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit Empty Lidhja mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit

Sat 3 Mar 2012 - 0:09
Biondinat kanë lëkurë të ndjeshme, ezmeret kanë probleme me rënie flokësh, ndërsa flokëkuqet i ekspozohen më shumë rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit, në to anestezioni ndikon më dobët.Disa studime të ndryshme zbulojnë lidhjen mes ngjyrës së flokëve dhe shëndetit. Për shembull, femrat me flokë më të ndritshme, në fakt biondinat, kanë më shumë prirje për t’u sëmurë nga sëmundja e lidhur me plakjen dhe e cila gradualisht shkatërron pamjen qendrore.Kjo mund të parandalohet me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit, me fillimin e ngrënies së lakrës, spinaqit dhe perimeve të tjera të gjelbra të cilat përmbajnë luteinë.Gjithashtu, te biondet është më i ulët prodhimi i melaninës i cili i jep ngjyrë lëkurës dhe e mbërrin nga rrezet ultraviolete. Lëkurën e kanë më të ndjeshme, te ato ekziston rreziku u rritur nga krijimi i melanomës, pra personat me flokë të ndritshme duhet që para secilës dalje në diell gjithsesi të mbrohen me krem i cili ka faktor të lartë të mbrojtjes. Kur bëhet fjalë për ezmeret, atyre flokët u bien më shumë se sa biondeve.

Ekspertët mendojnë se kjo ndodh për shkak se ezmeret kanë më pak flokë, ndërsa edhe qimet e tyre kanë më pak rezistuese ndaj ndikimeve të jashtme. Rënia mund të parandalohet me ushqim të duhur, si dhe me konsumimin e vitaminave shtesë. Studimi i Harvardit ka zbuluar se flokëkuqet i ekspozohen më shumë rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit. Pse? Shkakun duhet kërkuar në mutacionin e gjenit të lidhur me gjenin i cilin mban ngjyrën e kuqe të flokëve.

Me konsumim të rregullt të multivitaminave është e mundur që të ngadalësohet zhvillimi i sëmundjes. Ndërsa që nga më parë ka qenë e ditur që anestezioni ndikon më dobët në flokëkuqet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi