Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjete që s’e kalojnë 15 përqindëshin Empty Mjete që s’e kalojnë 15 përqindëshin

Sat 3 Mar 2012 - 2:20
Mjete që s’e kalojnë 15 përqindëshin 1SharikendonShkup, 29 shkurt- Festivali i këngëve dhe valleve “Këngë Jeho” i cili tashmë është tradicional më shumë se dy dekada në qytetin e Strugës dhe ai folklorik-burimor “Sharri këndon” në Tetovë edhe këtë vit nuk do gjejnë mbështetjen e duhur financiare nga institucionet përkatëse, respektivisht nga Ministria e Kulturës.

Ky dikaster për çdo vit financon me miliona euro për ngjarje tjera kulturore si koncerte, festivale, teatër, por asnjë herë nuk janë shpërndarë më shumë se 400 mijë denarë. Kryetari i festivalit “këngë Jeho”, Zini Jusufi ka thënë se ka marrë informatën nga ministria se përsëri këtij festivali do t’i ndahen vetëm 400 mijë denarë, ashtu siç është bërë edhe vite më parë, sa për të thënë që Ministria e Kulturës investon aktivitete kulturore të shqiptarëve.

“Ashtu siç pritën dhe ndodhi, sapo u informova nga Ministria se edhe për këtë vit do të na ndahen vetëm 400 mijë denarë, ose rreth 6500 euro, për të organizuar festivalin e këngëve dhe valleve ‘Këngë Jeho’ i cili më shumë se dy dekada mbahet në Strugë, dhe që gjatë sezonit të vetës grumbullon në një pikë të gjithë shoqëritë kulturore dhe artistike, por edhe Ansambletë e të gjitha trojeve shqiptare në Strugë, por edhe të gjithë kurbetçinjtë dhe turistët strugan për të përcjellë këtë festival”, tha drejtori i Festivalit Jusufi.

Ai ka shtuar se kryesia e festivalit ka dorëzuar projekt në ministri në të cilin janë potencuar gjitha aktivitetet e festivalit dhe shifrat në të holla të cilat janë të nevojshme që të mbulohen aktivitetet e këtij rajoni.

“Ne e kemi dorëzuar projektin për festivalin për vitin 2012. Në projekt kemi kërkuar 1 milion e 800 mijë denarë ose rreth 30 mijë euro, të cilat janë të nevojshme që të mbulohen të gjitha harxhimet për festivalin, përgatitja e skenës, honorarët e personave të angazhuar gjatë organizimit, pritja e mysafirëve dhe qëndrimi i tyre dhe të gjitha nevojat tjera”, ka shtuar më tej Jusufi.

Ai ka pohuar se projektin për harxhimet e festivalin gati për çdo vit e dorëzon me të njëjtat harxhime, por nuk arrin të marrë nga ministria as 25 për qind të tyre. “Për çdo vit ne e dorëzojmë projektin me të cilin kërkojmë këtë shumë të hollash për të mbuluar harxhimet, por nga ministria asnjëherë nuk kemi marrë më shumë se 400 mijë denarë ose 6500 euro.

Ndërsa, ka pasur raste vite më parë kur kjo ministri ka shpërndarë vetëm 200 mijë denarë me të cilat jemi të gjithë të vetëdijshëm se as nuk mund të fillohet festivali”, shpjegon Zini Jusufi. Ai shton se me 400 mijë denarë nga Ministria e Kulturës, përpiqen që të mbulojnë harxhimet të cilat kanë të bëjnë tërësisht me organizimin e festivalit dhe përgatitjet teknike, ndërsa këto harxhime nuk janë të mjaftueshme për grupet folklorike të cilat vijnë nga shtetet tjera.

Ndërkohë, Haki Fazliu, kryetar i festivalit “Sharri këndon” i cili mbahet në Tetovë, lidhur me mjetet e shpërndara nga Ministria e Kulturës, deklaron që edhe pse ky festivali është më i madhi që organizohet në Maqedoni gjithmonë ka marrë më pakë mjete nga Ministria e Kulturës.

Madje, ka ndodhur që të mos marrë më shumë se 15 për qind të shumës të theksuar në projektet e festivalit. “Kemi dorëzuar projekte me mbi 2 milion e 600 mijë denarë, a kemi marrë vetëm 350 mijë nga të cilat 50 mijë prej tyre Ministria edhe sot e kësaj dite akoma nuk i ka dorëzuar. Do të thotë që ‘Sharri këndon’ ka ndodhur që nuk ka marrë as 15 për qind nga projektet e dorëzuara.

Kjo është shumë tepër simbolike krahasuar me projektin qe e realizojmë, por duke iu falënderuar edhe donatorëve, ndërmarrjeve private dhe komunës kemi arritur ta realizojmë me sukses këtë lloj projekti”, ka deklaruar kryetari Fazliu. Ai ka shtuar se projekti që është dorëzuar për organizimin e festivalit për vitin 2012 është më i madh për shkak edhe të manifestimeve për festën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Ne shpresojmë që këtë vit do të na shpërndajnë më shumë mjete se vitet e kaluara duke u bazuar në projektin e dorëzuar, në të cilin për vitin 2012 do t’i përkushtohet rëndësi të veçantë edhe për shkak të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa projekti është më i shtrenjtë.

Kemi paraparë që të ketë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse madje edhe nga Lugina e Preshevës”, ka nënvizuar Haki Fazliu. Nga Ministria e Kulturë thonë se për momentin komisioni për ndarjen e mjeteve për festivalet akoma nuk ka marrë vendimin përfundimtar, ndërsa kuptohet që asnjë herë nuk shpërndan aq mjete sa edhe kërkojnë organizatorët për shkak se për këtë festivale ndihmojë edhe komunat dhe sponsorët privat.

“Për momentin akoma komisioni i Ministrisë për ndarjen e mjeteve nuk ka vendosur shifrat përfundimtare për festivalet të cilat do të mbahen këtë vit. Ministria e Kulturës në tërësi, financiarisht mbulon festivalet kombëtare si ‘Vera e Ohrit’ dhe të tjera, ndërsa festivalet si ‘Këngë Jeho’, ‘Sharri këndon’ dhe të tjera të këtij lloji vetëm i ndihmon financiarisht, por nuk ndan mjete aq sa kërkojnë organizatorët për shkak se këta festivale ndihmohen nga komunat dhe ndërmarrjet private të cilat i sponsorizojnë.

Por siç edhe po e shohim, për çdo vit ministria ndan më shumë mjete për këto festivale, ndërsa për këtë vit unë personalisht do të tentoj që komisioni i Ministrisë të ndajë akoma më shumë mjete se çka pritet për festivalet shqiptare”, deklaroi sekretari shtetërorë pranë këtij dikasteri Muzafer Bislimi. Ai po ashtu ka theksuar se shumat e sakta të mjeteve të cilat ministria do t’i ndajë për këto dy festivale do të dihen në fillim të muajit mars deri kur edhe duhet që komisioni përkatës i ministrisë të ketë shqyrtuar projektet dhe ankesat dhe të ketë marrë vendimin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi