Dy ministritë s’kanë mjete për ta nxjerrë autobusin lart
Wed 30 May 2012 - 17:45
Flamur Vezaj
Ministria e Mbrojtjes dhe Policia e Shtetit nuk kanë mjetet e duhura për të nxjerrë të padëmtuar nga gremina autobusin e aksidentuar. Ky veprim u kërkua me qëllim që mjeti t’i nënshtrohet ekspertizës auto – teknike të ekspertëve. Kjo ka bërë që, me urdhër të Prokurorit të Rrethit, Vlorë, z.Erion Çela, njëherazi drejtues i hetimit të shkakut të aksidentit të datës 21 maj 2012, ekspertët dhe prokurorët e çështjes vazhdojnë të zbarkojnë për çdo ditë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. “Pak ditë më parë, Prokuroria e Vlorës, i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, duke kërkuar vënies në dispozicion të mjeteve, me anë të cilave do të bëhej e mundur nxjerrja e autobusit nga gremina.
Ekspertët i druheshin dëmtimit të provave të mundshme materiale, por është konfirmuar se asnjëra nga këto dy ministri, nuk disponon mjete të tilla, për nxjerrjen e autobusit nga gremina 60-metërshe”, – thuhet nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas tyre, kjo situatë ka vështirësuar punën e ekspertëve auto-teknik dhe prokurorëve të çështjes, të cilët prej disa ditësh vazhdojnë të zbresin në vendin ku ndodhet autobusi, duke zbërthyer pjesët e ndryshme të autobusit, të cilat i nënshtrohen ekzaminimit mekanik e teknik. “Për çdo ditë, bëhen zbërthime të ndryshme të pjesëve të autobusit, të cilat i nënshtrohen një analize të detajuar për të gjetur sado pak ndonjë element që mund të identifikojë shkakun e aksidentit tragjik”, – thanë burimet.
Nga ana tjetër, po këto burime konfirmuan se brenda kësaj jave, pritet të dalin edhe konkluzionet përfundimtare në lidhje me shkakun e aksidentit, edhe pse Policia e Shtetit, njoftojë pak ditë më parë se shkaku ishte shpejtësia e autobusit. Ndërkaq, vendi ku ndodhi aksidenti dhe autobusi i rrëzuar në greminë, prej një jave ruhet nga forcat e policisë, konkretisht një patrullë e sektorit të Policisë Rrugore, pasi mjeti në aspektin procedural, është edhe prova e prokurorisë. “Është vendosur një mjet i policisë, së bashku me dy efektivë brenda saj, për ruajtjen e provës materiale (autobusit) dhe mos lejimin e dëmtimit të vendit të ngjarjes nga persona të tretë, pasi ende nuk kanë përfunduar ekzaminimet e nevojshme”, – thanë burimet e Policisë.
Aksidenti me pasojë 13 të vrarë dhe 23 të plagosur
Ishte pasditja e datës 21 maj 2012, kur autobusi me targa “EL 22 74 B” i drejtuar nga shoferi Pëllumb Çela, u përplas me shkëmbin (faqen e shkëmbit) dhe më pas theu barrierat anash rrugës, duke përfunduar në humnerën 60 metra të thellë. Nga rrëzimi i autobusit me të cilin po udhëtonin 33 persona, humbën jetën 13 prej tyre së bashku me shoferin ndërsa 23 të tjerët pësuan dëmtime të ndryshme, ku dy prej tyre ende ndodhen në gjendje koma. Sipas policisë, shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuar në atë zonë dhe mos kontrolli i mjetit nga shoferi Çela.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi