Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sadija falënderon fansat: Dedikimet më kanë bërë të vazhdoj me kokën lart Empty Sadija falënderon fansat: Dedikimet më kanë bërë të vazhdoj me kokën lart

Sun 18 Aug 2013 - 15:11
Sadija falënderon fansat: Dedikimet më kanë bërë të vazhdoj me kokën lart SADIa%20e%20rregulluarMediat kanë shkruar për fundin e marrëdhënies mes Shkëlzen Berishës dhe Sadijes. Mund të themi, se ndoshta kjo ishte ndarja më e përfolur për këtë vit, kjo dhe për faktin se përkoi me një periudhë ku e gjithë vëmendja e opinion publik ishte e përqendruar tek politika, politikanët dhe familjet e tyre. Ajo çfarë e ka pësuar këtë ndarje, është mbështetja e madhe që i është dhënë ish-nuses së djalit të kryeministrit Berisha. Faqja e saj në Facebook është mbushur me mesazhe mbështetëse nga të njohur dhe të panjohur. “Shumë e freskët, si s’ta diti vlerën”, “ Nderim për një nënë sokoleshë, që u përkushtohet me kaq devocion fëmijëve”, “Ke për të qenë gjithmonë fitimtare”, “ Je si engjëll.....Fat pa fund juve dhe familjes tuaj”. Këto janë vetëm disa prej komenteve që i janë drejtuar Sadije Berishës, në shenjë mbështetje për të.

Falënderimi i Sadija Berishës

"Në radhë të parë më duhet të them se mbështetja që kam marr gjatë kësaj periudhe të vështirë personale, jo vetëm nga miqtë e familjarët, por edhe nga njerëz, krejtësisht të panjohur për mua, ka qenë diçka e papritur që më ka zënë në befasi dhe ma ka ngrohur zemrën. Kam marr me qindra mesazhe komplimentuese, këshilla, poema, këngë, përveç shqiptareve nga mbarë Shqipëria, edhe nga ata anë e mbanë botes. Fjalët nuk do të mundnin dot të shprehnin se sa shumë domëthënie këto mesazhe kanë patur për mua. Ashtu si vetëm solidariteti njerëzor di të bëj, ato dedikime më kanë ndihmuar jo vetëm të shoh por edhe të vazhdoj përpara me kokën lart", u drejtohet Sadija mbështetësve të saj.

"Shpërblimi"

"Sot dua të ndaj një pjesë timen me ju. Fati në këtë jetë deshi që unë të lindesha në një vend që quhet Suedi. Por kjo nuk më bën mua me pak shqiptare. Babai im u lind në Tropojë, ashtu si prindërit dhe gjyshërit e tij. Ime më në Pukë, si pasardhësit e saj- kjo besoj shpjegon dashurinë time te pa kufij për natyrën dhe malet. Ndjehem e bekuar që pata fatin të formohem dhe edukohem në 3 shtete të ndryshme, por secili madhështor në llojin e tij.

Sërish dua t’iu falënderoj nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj. Ka qenë një surprizë shumë e këndshme për mua dhe më ka befasuar. Sinqerisht, nuk e prisja gjithë ketë. Ju falënderoj thellësisht nga zemra."

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Sadija falënderon fansat: Dedikimet më kanë bërë të vazhdoj me kokën lart Familaj%20e%20sadijes
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi