Fotografi që shqetësojnë
Sat 3 Mar 2012 - 2:31
Në përvjetorin e rrëzimit të monumentit të ish-diktatorit Enver Hoxha u përurua pavijoni i ri, një ndër më të kërkuarit prej vizitorëve shqiptarë e të huaj
Përtokë janë shtruar dy batanije të vjetra, në kënd një palë shapka të vjetra, ndërsa në mur qëndrojnë të varura një palë pranga, lidhur me një zinxhir të ndryshkur. Në murin e ftohtë të qelisë, natën e ekzekutimit në vitin 1958, një prej të burgosurve kishte lënë emrin e tij… Ishte kjo një “qeli-model” e risjellë në vëmendjen e shqiptarëve, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku pas vitesh, më në fund u ngrit Pavijoni i Terrorit Komunist, raporton Panorama. Në përvjetorin e rrëzimit të monumentit të ish-diktatorit Enver Hoxha u përurua pavijoni i ri, një ndër më të kërkuarit prej vizitorëve shqiptarë e të huaj. Në ceremoninë e hapjes merrte pjesë Kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli etj. I mbështetur më së shumti mbi materiale arkivore dhe më pak në objekte, Pavijoni i Terrorit Komunist risjell në kujtesë disa prej ngjarjeve më të hidhura që kanë ndodhur gjatë viteve të diktaturës komuniste. Nëpër stendat e xhamta përmes fotografish, listash emërore dhe fotografish janë pasqyruar ngjarje si gjyqi ndaj teknicienëve të shkollës amerikane, zhvilluar në kinema “Nacional” në Tiranë, gjyqet e deputetëve të viteve 1947-1948, ngjarja e bombës në Ambasadën Sovjetike, dënimi i përfaqësuesve të klerit, veprimtaritë e organizatave opozitare antikomuniste, përndjekja ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Çamërisë, vrasjet në kufi në vitet 1991-1992, pamje nga burgjet dhe kampet e internimit, por edhe të eksponentëve të lartë të diktaturës komuniste, të cilët u eliminuan një nga një nga ish-diktatori, që nga Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu etj., të shoqëruara të gjitha nga “puthja e Judës”.
Ndonëse më të pakta në numër, nuk i munguan pavijonit edhe objektet e ish të dënuarve apo të vrarëve në kufi. Kështu, krahas prangave, zinxhirëve, gavetave e tenxhereve, janë ekspozuar një këmishë e qëndisur nga Sabiha Kasimati, gruaja e vetme mes 22 të dënuarve për bombën në Ambasadën Sovjetike, dhe një fjalor frëngjisht-shqip i saj, xhupi, kasketa dhe letra që e shoqja, Afërdita, i dërgonte Selim Kelmendit, i vdekur në burg në vitin 1987, unaza dhe kryqi i Bernard Palajt, vdekur në burg në vitin 1946, objekte të ceremonive kishtare të Dom Nikoll Mazrekut, objekte të Sheh Ali Pazarit, i dënuar me burgim të përjetshëm, xhaketa e Syl Markajt, i pushkatuar pa gjyq në vitin 1946, çanta, këmisha dhe pantallonat e Spartak Deliut vrarë në vitin 1991, kostumi sportiv i Artan Lenjës, vrarë në shkurt 1991, batanija e Engjëll Kokoshit, i burgosur në Vlorë, Burrel etj.
Sipas drejtorit të MHK-së, Luan Malltezi, puna për të paraqitur politikën e ndjekur ndaj të persekutuarve politikë gjatë periudhës së Enver Hoxhës ka filluar që në vitin 1996 nga qeveria shqiptare. “Është hapur një muze në vitin 1996 me materiale nga Arkivi i Shtetit. Ekipe pune të përbëra nga specialistë nga Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe institucione të tjera kanë punuar në këtë drejtim, por tani kemi një analizim më të plotë të kësaj çështjeje. Mbi bazën e materialeve që dispononte Muzeu Historik, ato që vijnë nga Arkivat e Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar një ekip profesionistësh, në përbërje të të cilit ishte drejtori i Arkivit të MPB, përfaqësues të të persekutuarve politikë dhe muzeologë të MHK-së. “Ky pavijon është trajtuar mbi një konceptim të ri nga pikëpamja historike. Periudha është njohur shumë më mirë, janë bërë studime, është shkruar shumë këto kohë, ka botime të shumta dhe ka një shfrytëzim më tërësor të arkivave. Dhe kemi punuar me burime të nivelit të parë”, thotë ai. Por, drejtori Malltezi shprehet se puna në këtë pavijon vazhdon të jetë e hapur. Sipas tij, aty do të gjejnë vend gjithë të persekutuarit politikë përmes historive të tyre, që do të shfaqen në ekranet e vendosura në pavijon. Madje, ai u bëri thirrje të gjithë të afërmve të atyre që nuk jetojnë më, ose vetë ata që kanë qenë viktima të persekutimit të ofrojnë ndihmën e tyre përmes informacionesh dhe objektesh. “Këtu ne përmendim disa figura, por në ekranet që kemi vendosur në sallë, mendojmë të shfaqim materiale për secilin të persekutuar politik më vete, ndaj u bëjmë thirrje atyre apo të afërmve të tyre të sjellin të dhënat përkatëse”, tha Malltezi, edhe pse sipas tij momentalisht ky pavijon i plotëson kërkesat e ish të persekutuarve politikë. Një tjetër element për të cilin po punohet, është edhe përshtatja e tij për vizitorët e huaj, të cilët janë të interesuar në veçanti për këtë pavijon. Përveç diçiturave të objekteve, të cilat ishin përkthyer në gjuhën angleze, materialet përshkruese, ngjarjet apo ndonjë vendim gjyqi, janë paraqitur vetëm në gjuhën shqipe, çka e bën të vështirë komunikimin tek vizitori i huaj. “Është fare e vërtetë kjo. Vizitorët e huaj janë shumë të interesuar për këtë periudhë, madje shumë kuriozë për të mësuar mbi luftën e klasave që është zhvilluar në Shqipëri. Kjo është edhe një arsye më shumë pse u ngrit ky pavijon. Tashmë ne e kemi në proces edhe përkthimin në gjuhën angleze”, thotë Malltezi.
Viktimat
. Të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit 6109
. Të pushkatuar 5157, mes tyre 89 gra
. Të dënuar politikë 17900, mes tyre 450 gra
. Të vdekur në burg 952, mes tyre 7 gra
. Humbën aftësitë mendore 273, mes tyre 29 gra
. Të internuar 30383 veta
. Burgje 23
. Kampe internimi 48
Dita e heqjes së përmendores
20 shkurti i vitit 1991 mbeti në kujtesën historike të popullit shqiptar, si dita kur u përmbys përmendorja kushtuar diktatorit Enver Hoxha, e vendosur në qendër të Tiranës. Pamjet e ngjarjeve të shkurtit të vitit 1991 në Sheshin Skënderbej patën pushtuar gjithë botës, duke e sjellë edhe një herë Shqipërinë në fokusin e zhvillimeve ndërkombëtare. Njëkohësisht, rrëzimi i përmendores së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, shënoi ndarjen me të kaluarën komuniste dhe fillimin e një epoke të re - atë të demokracisë. Ndërkohë të hënën, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u përurua Pavijoni i Terrorit Komunist. Në përurim mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të shumtë, në pavijon do të jepen të dhëna tronditëse për këtë kategori njerëzish, pjesë e së cilës ishin njerëz të zakonshëm por edhe ish-deputetë e ministra të asaj kohe, një pjesë e të cilëve vdiqën nëpër burgjet e diktaturës komuniste.Zhurnal

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi