Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shpejtësia me të cilën po shkrijnë akujt, shqetësojnë shkencëtarët Empty Shpejtësia me të cilën po shkrijnë akujt, shqetësojnë shkencëtarët

Tue 25 Dec 2012 - 14:29
Shpejtësia me të cilën po shkrijnë akujt, shqetësojnë shkencëtarët 4B66D029A48E5DFAF3010D9A2A54AB42Temperatura e akujve në Antarktidën perëndimore, shkrirja e të cilit ka kontribuar rreth 10% në rritjen e nivelit të oqeaneve, rritje e cila është dy herë më shpejt nga sa ishte menduar, sipas rezultateve të studimit amerikan të publikuar në revistën Nature GEOSCIENCE.
Kjo pjesë e Antarktidës është një nga fushat ku rritja e temperaturës është më e shpejtë se kudo tjetër në Tokë. Atje, temperatura është rritur me 2,4 gradë Celsius që nga viti 1958, sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, pas shqyrtimit të gjitha elementet e periudhës 1958-2011.


Kjo rritje është dy herë më e lartë nga sa ishte parashikuar e vlerësuar, dhe trefishi i ngrohjes mesatare të sipërfaqes së Tokës, gjatë të njëjtës periudhë, sipas David Bromwich, i Polar Byrd Research Center, një nga autorët e studimit.
“Të dhënat tregojnë se rritja e vazhdueshme e temperarurës në periudhën verore në Antarktidën perëndimore ka gjasa të prishë ekuilibrin e sipërfaqes së akullit, që do të thotë se kontributi i rajonit në rritjen e nivelit të oqeaneve në mbarë botën, do të jetë edhe më i madh”, deklarohet në studim.
Shkencëtarët besojnë se shkrirja e akullnajave për shkak të ndryshimit të klimës është përgjegjëse për rreth 10% në rritjen e nivelit të oqeaneve të botës, të cilat përbëjnë kërcënime të konsiderueshme në shumë qytete bregdetare, në dekadat e ardhshme.
Lartësia e shtresës së akullit, e cila mund të arrijnë 4 km mbi tokë, dhe që shtrihet deri në oqeane në këtë rajon, zvogëlohet më shpejt sesa në rajonet e tjera të Antarktidës.
Të dhënat e stacionit Byrd, i cili u vendos në vitin 1957 në qendër të Antarktidës perëndimore, ishin jo të plota. David Bromwich dhe shkencëtarë nga shumë qendra kërkimore amerikane kanë përdorur burime të ndryshme, në mënyrë për të mbushur boshllëqet e të dhënave dhe korrigjimin e gabimeve në llogaritje.
“Antarktida perëndimore është një nga zonat që ndryshon me shpejtësinë më të madhe në Tokë, por edhe një nga më pak të njohurat”, nënvizon David Bromwich.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi