Zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare
Sat 3 Mar 2012 - 2:38
Fillimisht nisi të shkruajë poezi, por dhjetë vjet më vonë krijoi edhe në gjini të dramës e në prozë.
Meqenëse autori shkroi në tri gjini të letërsisë, edhe ne këtë punim e kemi ndarë në tre kapituj të sipërshënuar.Beqir Musliu u lind më 11. VI. 1945, në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Studioi gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Jetoi e punoi gazetar e redaktor në revistat: “Zani i rinisë”, “Fjala”, “Jeta e re”. Vjershën e parë e botoi më 1962, në revistën letrare: “Jeta e re”. Vdiq më 1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan. Librin e parë me vjersha titulluar “Rima të shqetësueme” e botoi më 1965, “Lulkuqet e gjakut”, më 1966, “Kurorë sonetesh”, poezi, më 1968, “Bukuria e zezë”, poezi, më 1968, “Sezamet”, poezi, më 1972, “Parabola”, poezi, më 1976, “Darka e magjisë”, poezi, më 1978. Tërë opusi i tij lirik iu ribotua në librin luksoze: “Libri i anatemave”, më 1987. Libri: “Orfeiana”, iu botua më 2004, pas vdekjes, së poetit. Botoi dramat: “Rropullari”, në revistën “Jehona”, në Shkup, më 1978. Librin me tekste dramatike titulluar: “Shtrigani i Gjel Hanit”, ia botoi RB “Rilindja”, Prishtinë, 1989, botoi dramat: “Unë Halil Garria”, “Faustiana”, “Ora e Kukuvajës”, dhe “Panairi i Gjilanit”. Në librin e dytçë dramtik titulluar: “Rrakullima”, botuar nga ”Flaka ...”, në Shkup, më 1990, iu botuan këto drama: “Kori i Korbave”, “Murana”, “Familja e shenjtë”, dhe “Antifona”.Libri me tregime: “Kori i gjelave të vdekur”, iu botua, më 2002. Romanet: ”Vegullia”, e botoi, më 1979, “Mbledhësit e Purpurit”, më 1982, “Amullia”, më 2004, “Makthi”, më 2004, “Krupa”, më 2004, “Skërluta”, më 2004, dhe “Ndeshtrasha”, më 2004.
Beqir Musliu bën pjesë mes poetëve me fat, sepse pasi panë dritën e botimit variantet e para, ribotoi të dytat, me ç’rast i përmirësoi, hoqi fjalë, vargje, strofa, ndërroi shqiptimin lirik, ashtu që poezitë i bëri më të kuptueshme, iu shmang prozaizmit dhe u shtoi nuancat e shqiptimit të figurshëm, dhe kështu iu largua me mjeshtëri dioptrisë së censurës së diktaturës. Vëllimet e para i shkroi sipas të folmes së Elbasanit, ilustruar me disa specifika gjuhësore dardane. Kjo idiomë edhe mund të shpërqendrojë vëmendjen e lexuesit të arsimuar me gjuhë standarde. Andaj arti i tij duhet lexuar ngadalë, për të kuptuar gjuhën jostandrade të lirikave të hershme të poetit.
Lirika e tij ka motive të marra nga mitologjia antike, folklori, konfesionet, mistika, ilustruar me arketipa, mjete artsitike, si metafora, figura, protesta, ironi, sarkazëm, alegori, ku portretizoi jetën e vrazhdë shqiptare, që poezitë e tij, këto tema e motive i pasqyrojnë në mënyrë lakonike.
Në kapitullin e parë “Poezia”, veçoritë e lirikës i vështruam në formën e intertekstualitetit, ky term si i tillë buron nga latinishtja intertexere, që në gjuhën shqipe përkthehet: thurje, gërshetim. Fillimisht këtë term e shkroi teorikja bashkëkohore frënge Julia Kristev, që e mori nga teoria e Mihail Bahtin-it, e njohur si: “fjalë të dialogizuara”, dhe “polifonizmi i romanit”, ku J. Kristev shpiku termin intertextualite, si fjalë e re ose neologjizëm që shpjegohet “teksti si prodhim ose transferim”. Dhe pas një sqarimi të hollësishëm G. Eror shkruan: “...intertekstuliteti është agens i mimisisit dhe superstrukturë e konstruksionit hermenautikë...” Ky term në shqipe merr kuptimin e ndërtekstualitet, por edhe intertekst ose ndërtekst, që si të tilla ndërtohen edhe nga tekste furnizuar me materiale të huazuara nga dije të ndryshme.
Dy-tri librat e parë poeti i shkroi me dialaktin verior të shqipes, që herë pas herë i ilustroi edhe me elemente të dialektit jugor. P. sh., shkroi: trandafil, por edhe trëndafil. Foljen veriore: zgjetue, e shkruan me dyzanorshin jugor: ua. Numërorin e së folmes dardane e shoqëron me apostrof përpara: ‘i (një). Në shumë vargje hasen apostrofet në fillimi të fjalës, si p. sh.: n’, n’t’, s’u, s’e, t’. Por ka raste kur apostrofin e vendos në mes të fjalës p. sh.: lul’zuem, dhe në fund: rrëfy’. Përfundimisht duhet shtuar se apostrofet e tilla poeti i vë për hir të rregullave drejtshkrimore të hershme të shqipes, por edhe për t’i rimuar vargjet e rregullta. Në disa vargje, strofa, përdor edhe shenjat e pikësimit siç janë: presja (,), pika (.), pikëpyetja (?), pikëçuditësja (!), thonjëzat (“”), viza (-), kllapa ( ), dhe në shumë sosh nuk i përdor. Zhurnal

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi