Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Zake Prelvukaj në kërkim të veprës së humbur në Muzeun e Kosovës Empty Zake Prelvukaj në kërkim të veprës së humbur në Muzeun e Kosovës

Sat 3 Mar 2012 - 13:45
Zake Prelvukaj në kërkim të veprës së humbur në Muzeun e Kosovës 29-LA-KULTUR-Zake_Prelvukaj_ne_kerkim_te_vepres_se_humbur_ne_Muzeun_e_KosovesPiktorja Zake Prelvukaj tash tetë muaj është vënë në kërkim të pikturës së saj “Wolrd Exit”. Atë ia kishte dhënë Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës, e cila kishte organizuar një ekspozitë më 4 korrik të vitit të kaluar, për nder të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ekspozita qe mbajtur në Muzeun e Kosovës. Vepra e formatit 100 me 100 centimetra e punuar në vaj figuron e “zhdukur”. Transmeton Koha

Prelvukaj thotë se pritjes për t’ia kthyer veprën e saj i ka ardhur fundi. Vetëm dhjetë ditë u ka dhënë afat Shoqatës dhe Muzeut që ta gjejnë “World Exit”. Apriori nuk dëshiron të fajësojë asnjërin nga këto dy institucione.

Por thotë se do të ngrejë padi që vepra t’i kthehet. Ani pse nuk ka të nënshkruar kurrfarë kontrate me Muzeun e Kosovës, që do ta obligonte këtë institucion t’i ruante veprat që ka ekspozuar, ish - prijësi i Shoqatës së Artistëve Figurativë, Xhevdet Pantina, ka akuzuar Muzeun për humbjen e veprës së Prelvukajt. Pak faj ka hedhur edhe tek artistët, nga të cilët thotë se kishte kërkuar që të tërheqin me kohë veprat nga Muzeu. Por drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, ka thënë se përgjegjësia është e Shoqatës, teksa kujton se Muzeu atyre u ka dhënë vetëm hapësirën ekspozuese, pa asnjë shërbim tjetër shtesë./knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi