Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ismail Kadare padit Nexhmije Hoxhën për origjinalin e veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe” Empty Ismail Kadare padit Nexhmije Hoxhën për origjinalin e veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”

Thu 19 Jul 2012 - 12:18
Ismail Kadare padit Nexhmije Hoxhën për origjinalin e veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe” Kadare-300x300Ditën e djeshme, mediat kanë raportuar se Ismail Kadare i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, për të paditur Nexhmije Hoxhën, pasi shkrimtari pretendon se dorëshkrimin origjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe” mbahet padrejtësisht nga zonja Hoxha. Në objektin e kësaj padie kërkohet nga ana e Gjykatës së Tiranës: “Rifitimi i të drejtës së autorit mbi veprën artistike, dorëshkrimi origjinal i librit “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe rikthimi i dorëshkrimit origjinal i veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe” në posedim të z. Ismail Kadare. Ndërkaq, padia në fjalë është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga ana e gjyqtarit Bledar Abdullai.

Pak kohë më parë, Nexhmije Hoxha i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim kundër gazetarit Blendi Fevziu, të cilin e akuzonte se kishte vjedhur dhe publikuar më pas në librin e tij, ditarët e Enver Hoxhës. Por pas verifikimeve në Arkivën e Shtetit, ky i fundit doli i pafajshëm./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi