Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Nexhmije Hoxha, padit Fevziun: Na vodhi sekretet personale të Enverit Empty Nexhmije Hoxha, padit Fevziun: Na vodhi sekretet personale të Enverit

Fri 2 Mar 2012 - 12:43
Nexhmije Hoxha, padit Fevziun: Na vodhi sekretet personale të Enverit 48129_3

TIRANE-Një denoncim i pazakontë që kërkon hetime për arkivin personal të Enver Hoxhës ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës tri ditë më parë. Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha, ka paditur gazetarin Blendi Fevziu në këtë kallëzim. Me anë të një letre të gjatë, Nexhmije Hoxha kërkon fillimin e ndjekjes penale për gazetarin Fevziu, duke e fajësuar atë për faktet që ka publikuar në librin e tij “Enver Hoxha”, i nxjerrë në botim në vitin 2011. Veç Nexhmijes, mësohet se në padi përmenden edhe djali i Enver Hoxhës, Iliri dhe gruaja e tij, Teuta. Prokuroria mësohet se ka nisur verifikimin paraprak të padisë nëse ajo përmban elemente të veprave penale. Kallëzimi penal, i cili akuzon edhe drejtoreshën e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, i referohet nenit 122 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili bën fjalë për “përhapjen e sekreteve vetjake”. “Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, thuhet në këtë nen. Sipas tij, po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Padia

Në kallëzimin penal të depozituar tri ditë më parë në Prokurori, familja Hoxha thekson se gazetari Blendi Fevziu, në librin e botuar në vitin 2011, ka përhapur sekrete personale të ish-diktatorit Enver Hoxha. Padia u referohet disa përshkrimeve për shënime personale apo pjesë ditarësh të Enver Hoxhës, si dhe disa imazheve filmike të jetës private të tij. Pala kallëzuese pretendon se gazetari Blendi Fevziu i ka përhapur këto të dhëna në librin e tij për herë të parë, pasi më parë ato kanë qenë të ruajtura dhe të depozituara në Arkivin e Shtetit. Pikërisht sipas padisë, gazetari Blendi Fevziu i ka bërë publike të dhënat personale apo private të Enver Hoxhës, pasi i janë dhënë nga Arkivi i Shtetit. Për këtë shkak, në padi përmendet dhe akuzohet edhe drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika.

Materialet personale

Në padinë e dorëzuar në Prokurori nga familja Hoxha, flitet gjatë edhe për materialet origjinale të Enver Hoxhës. Bëhet fjalë për dorëshkrimet e ditarëve personalë të diktatorit dhe një seri filmimesh në aktivitete dhe situata personale apo familjare. Autorët e padisë theksojnë se, si familjarë të Enver Hoxhës, i kanë kërkuar materialet në Arkivin e Shtetit, por u është thënë se ka vetëm kopje, dhe jo përmbajtje origjinale. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, pas marrjes së kallëzimit nga familja Hoxha kanë nisur verifikimet në lidhje me objektin e kallëzimit. Megjithatë, mësohet se objekti kryesor i verifikimeve do të jetë nëse materialet origjinale të pretenduara janë dorëzuar apo jo në Arkivin e Shtetit. Po kështu, parimisht procedura ka qenë e tillë që filmimet origjinale mund të jenë tjetërsuar apo ndryshuar në material në momentin e kalimit të tyre në sistemin e arkivave dixhitale. Ky proces, sipas informacioneve të marra paraprakisht, është i pakthyeshëm për shiritat e filmimeve origjinale. tr.so

Prokuroria nis verifikimin e padisë

Prokuroria e Tiranës ka nisur shqyrtimin e padisë së bërë nga Nexhmije Hoxha në lidhje me sekretet personale të ish-diktatorit Enver Hoxha. Sipas burimeve nga organi i akuzës mësohet se kallëzimi i është nënshtruar vlerësimit paraprak dhe më pas i është dhënë një prokurori “për vlerësim”. Sipas burimeve nga organi i akuzës mësohet se padia në fjalë do të shqyrtohet nga ky prokuror për të analizuar nëse në objektin që parashtrohet ka vepër penale apo jo. Në rast se gjendet vepër penale, prokuroria duhet të fillojë hetimet, në të kundërt, çështja mbyllet sipas ligjit.

Drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika: Në Arkiv nuk ka qenë kurrë ditari origjinal

Pas akuzave të familjes Hoxha në lidhje me materialet personale të arkivit së Enver Hoxhës, ka reaguar edhe drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika. Duke prezantuar çfarë ka në Arkiv për Enver Hoxhën, Nika ka nxjerrë para medias dokumentet duke theksuar se në Arkiv nuk ka ditar origjinal. “Këtu te ne, sikundër mund ta shihni edhe vetë nga këto dosje që ju kam sjellë, nuk gjendet asgjë. Shkrime origjinale të shkruara nga dora e Enver Hoxhës kemi, por jo që të jenë pjesë e ditarit personal. Janë letra drejtuar funksionarëve të lartë të shtetit. Ka edhe dosje me materiale personale, të fotokopjuara, që përmbajnë libreza kursimesh, konspekte, konferenca shtypi, shënime udhëtimi, copa gazetash mbi të cilat ka shënime etj.”, ka thënë Nika. “Te ne edhe një copë letër është me vlerë, nuk mund të humbasë asgjë, kështu që nuk ka se si të kenë humbur dokumente kaq të rëndësishme. Këtu ruhen letrat e miqve e të armiqve, sepse ne nuk jemi institucion i politizuar”, ka thënë zyrtarja e Arkivit.

(d.b/Panorama/BalkanWeb)


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi