Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Shuhet zëri i “Monkees” Empty Shuhet zëri i “Monkees”

Sat 3 Mar 2012 - 13:56
Shuhet zëri i “Monkees” 02-LA-KULTUR-Shuhet_zeri_iDavy Jones, i cili në rininë e tij vodhi zemrat e vajzave në kohën kur ishte anëtar i bendit të parë pop të themeluar për televizion në vitin 1960, “Monkees”, ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma. Jones ka vdekur pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Florida, ka konfirmuar publicisti i tij. Ai ishte 66- vjeçar.

“Jones ka pësuar sulmin derisa ishte i pranishëm në një garë kuajsh në Indianatown, në Florida. Jones vitet e fundit ka jetuar atje me gruan e tij të tretë, Jessica Pacheco - Jones”, ka thënë zëdhënësja Helen Kensick. Të tre ish - anëtarët e “Monkees”, Michky Dolenz, Peter Tork dhe Mike Nesmith, janë shprehur të shokuar dhe të pikëlluar për lajmin. Transmeton Koha/

“Nuk do ta harroj asnjëherë kohën që kemi punuar së bashku. Ai ishte vëllai që nuk e kam pasur kurrë dhe kujtimet që kam me të do të më shoqërojnë gjithë jetën”, ka thënë Dolenz, 66-vjeçar. I lindur në Manchester të Anglisë, Jones ishte anëtari më i ri i bendit dhe në këtë mënyrë u bë idhulli i tinejxherëve në kohën kur u transmetuan dy sezonet e serisë komike të NBC, “The Monkees”. Megjithëse në fillim nuk iu lejua të luanin në instrumentet e tyre, Jones dhe anëtarët e tjerë të grupit realizuan disa hite që u shitën në miliona kopje, duke përfshirë “Last Train to Clarksville” dhe “I’m a Believer”. Jones ishte vokali kryesor i hitit “Daydream Believer”, sikurse edhe i këngëve tjera si “A Little Bit Me, a Little Bit You” dhe “Valleri”. Jones e kishte nisur karrierën e tij në kohën kur ishte 11-vjeçar me një rol në operën “Coronation Street” para se të fitonte një rol në shfaqjen e Broadway “Oliver”, për të cilën u nominua për dy çmime “Tony”. Por Jones u bë i famshëm kur u përzgjodh në audicionin e serialit televiziv për të krijuar një grup katërantërësh të tipit “Beatles”, që do të quhej “Monkees”.

Dy nga anëtarët e grupit, Nesmith dhe Tork ishin muzikantë me eksperiencë, derisa Jones dhe Dolenz ishin aktor fillestar që nuk dinin shumë për muzikën. Sipas Jones, katërshja ishte zgjedhur më shumë duke u bazuar në fizikun e tyre. Megjithëse kishte pasur mjaft dilema nga kritikët, grupi dëshmoi se ishin të aftë të merrnin nën kontroll incizimet e veta. Producenti veteran Don Kirshner, i cili ishte koordinator i shfaqjes muzikore, ishte pushuar, seria pati një ngecje. Grupi pati sukses pas singlit të parë “Last Train to Clarksville” që u vu në krye të top listave muzikore.

Që në fillim të karrierës, grupi ka bashkëpunuar me disa teksshkrues e muzikantë të njohur duke përfshirë Neil Diamond, Carole King, Glen Campbell dhe Hal Blaine. Albumi i parë i tyre i titulluar “The Monkees”, pati sukses të madh duke u vënë në krye të top listave muzikore. Pas albumit të tyre të pestë, grupi filloi të shpërbëhej, duke realizuar dy albume të tjera si trio, pa Tork. Jones vazhdoi karrierën e tij si solo këngëtar duke u shfaqur në një episod të “The Brady Bunch” në vitin 1971. Jones gjithmonë ka pasur dashuri të madhe për garat e kuajve.

“Gjithmonë kam menduar se nëse nuk do të kisha sukses në botën e show biznesit, do të isha kampion në këto gara. E kam në gjak”, kishte thënë Jones. Ai bashkë me anëtarët tjerë të grupit, Tork dhe Donelz, ishin bashkuar për një turne në vitin 1986 me të cilin shënuan 20-vjetorin e themelimit. Ata ishin bashkuar edhe vitin e kaluar në turneun e 45-vjetorit, por pa Nesmith./knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi