Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Marsela, zëri qe u rikthye nga përtejdetit Empty Marsela, zëri qe u rikthye nga përtejdetit

Tue 21 Feb 2012 - 1:24
Marsela, zëri qe u rikthye nga përtejdetit Marsela1Kujton turbullt nisjen e saj me gomone nga bregdeti i Vlorës. Pas disa tentativave hera e katërt rezultoi e suksesshme, ajo arriti të kalojë detin e të mbërrijë në Itali së bashku me prindërit dhe motrën. Marsela rikthen në kujtime vitin e largët 1994, kohën, në të cilën është vendosur në Itali. Pas 19 vitesh emigrim duket se ardhja është më i bukur se ikja mes furtunës së detit.Tani u kthye për të marrë pjesë në një konkurs për zërin më të mirë shqiptar, këtë herë i tejkaloi parashikimet. Doli e dyta në garën e “The Voice Of Albania”. 17 javë konkurrim e rritën ditë pas dite nga ana profesionale edhe pse nuk ishte hera e parë që këndonte pasi prej dy vitesh ishte pjesë e një grupi në Itali. Fidbeku dhe reagimet që kishte marrë gjatë gjithë kohës së garës e kishin bërë të besonte se mund t’ia dilte të fitonte kontratën dy vjeçare me “Universal Music” aq shumë të dëshiruar. Një javë më parë, në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Top Channel”, ku sapo kishte kaluar mesnata, emri i saj nuk u thirr me zë të lartë. Kjo gjë e lëndoi, dhe u reflektua në pamjen e saj. Një jave më pas është më e qetë, ndihet mirë sepse ka fituar dashurinë e publikut. Ne kemi biseduar me vajzën 27 vjeçare që sapo ka filluar një jetë si këngëtare në Shqipëri.
Marsela, kjo ishte hera e parë që ju merrnit pjesë në një konkurs?
Në një konkurs, po, ishte hera e parë. E kam pasion muzikën, por faktikisht e kam ruajtur përherë për veten time, nuk e dinin të gjithë, veç shoqeve të mia, në shtëpi më dëgjonin por nuk më vinin shumë re. Që nga fëmijëria nuk kam studiuar për muzikë, shumë vonë, kur kisha pak mundësi ekonomike mora disa leksione kantoje. Por shumë të pakta sepse në Itali kushton shumë prandaj e kisha lënë pas dore si një opsion të dytë muzikën, pavarësisht se në shpirt e ndjeja që ishte diçka më e madhe. Disa shokë të mi, që studionin në lice në Itali, e njihnin këtë pasion timin dhe vite më vonë, më treguan se po formonin një grup i cili do të trajtonte muzikë të viteve 60-70 dhe më ftuan të këndoja në grupin e tyre. E pranova me kënaqësi ftesën ku merrnin pjesë në ambientet muzikore në provincën e Romës, por edhe në Romë.
Me çfarë merresh tjetër atje?
Po përfundoj studimet në Juridik.
Kur keni ikur në Itali ?
Kam ikur në vitin 1994. Ditëlindjen time të dhjetë e kam festuar atje. Jemi kthyer çdo vit më familjen pasi këtu kemi të afërmit.
Si u bëtë pjesë e The Voice?
Ka qenë një rastësi, ishte një mëngjes që unë po nisesha për në Universitet dhe kalova tek dhoma prindërve. Ata kanë Digitalb në dhomën e tyre dhe dëgjova që po bëhej ky konkurrim në Tiranë. Nga televizori dëgjova shpjegimet se si mund të aplikohej online. Vendosa ta provoja. Aplikova dhe u pranova. Kisha një këngë të regjistruar që kur isha 19 vjeç, dhe ishte e vetmja, e dërgova, u pëlqye dhe më thanë të prezantohesha në audicionet e tjera.
Si ishte kur erdhët këtu?
Unë u frikësova kur pash aq shumë talente. I dija aftësitë e mia, por i dija edhe limitet, jam objektive me veten. U rrotulluan të katërta karriget për mua dhe që aty ishe një fitore shumë e madhe dhe diçka që nuk e prisja.
Çfarë fshihej pas qetësisë suaj?
Para se të dilja në skenë, merrja frymë thellë, kisha më shumë emocion dhe se konkurrentët që ishin më të vegjël se unë në moshë. Mirëpo në skenë i thoja vetes: Ky është moment yt, jetoje dhe shijoje këngën! Jo se nuk kisha frikë apo pasiguri, pasi në të vërtetë ishte e kundërta.
Pse zgjodhe Elton Dedën si trajner ?
Sepse që e vogël më kanë pëlqyer shumë këngët e tij. E dija që Eltoni ndoshta kishte edhe një përshtatshmëri me rrymën që mua më interesonte. Ishte një bast faktikisht me veten. Midis katër emrave, nëse do zgjidhja dikë, më vinte më e natyrshme të zgjidhja Eltonin.
Të ka ndihmuar ?
Më ka ndihmuar, edhe nëse ka qenë shumë kritikues më ka bërë mirë. Ai preferon të thotë gjënë negative dhe kjo të të shërbejë për mirë se sa të komplimentojë kot. Më ka thënë shumë, dhe kanë qenë një mësim që i kam marrë falas, sepse jashtë këto këshilla kushtojnë shumë. Kam njohur edhe anëtarët e tjerë të jurisë që janë shumë të mirë dhe kanë punuar e kanë dhënë shpirtin me ne. Unë jam e lumtur gjithsesi që zgjodha Eltonin dhe po të kthehesha përsëri mbrapsht, përsëri do të zgjidhja Eltonin që të ziheshim sërish bashkë.
Çfarë do të mbash mend nga ai?
Tek Eltoni do mbaj mend një aspekt shumë të rëndësishëm, që është kurajë në zgjedhjen e repertorit. Edhe për këngët që nuk i njeh njeri, nuk ka problem, do rrezikojmë, por ndoshta kjo sjell diçka më pozitive, sepse publiku orienton dëgjimin e tij në diçka që nuk e ka dëgjuar më parë. Ky rrezikim dhe eksperimentim i tij me mua më ka mbetur në mendje.
Ishit shpesh në një mendje bashkë?
Kemi debatuar shumë. Edhe në zgjedhjen e këngës ka qenë e vështirë, sepse unë isha gjithmonë ajo që thoja: Po…, jo…, …pse këtë këngë…!? Por jemi kuptuar shumë.
Ju vini nga një familje që ka lidhje me muzikën?
Jo, aspak, prindërit e mi nuk lidhje me muzikën, janë punëtorë të thjeshtë. Kanë qenë punëtorë atëherë, punëtorë tani. Janë njerëz që ngrihen herët në mëngjes e kthehen vonë në darkë. Por është ndryshe, në rastin tim, pasi duan që fëmija i tyre të këtë atë që ata nuk e kanë pasur në jetë. Ata janë munduar shumë që unë të jem e lirë të zgjedh por edhe të më krijohen kushtet. Por muzika u është dukur utopi, pasi mendoni se duhet të kesh njohje që t’ia dalësh. Tani që më kanë parë në televizor shqiptar, u kënaqen dhe filluan të besonin tek ky talenti pak i vonuar i Marselës.
Pse i vonuar?
I vonuar sepse unë jam 27 vjeç. Nuk jam shumë vonë për Italinë pasi atje në këtë moshë mbaron formimi e fillon karriera. Por mund të kisha dhënë shumë edhe kur isha më e vogël, po më mirë vonë se sa kurrë.
Çfarë ke dhënë në The Voice?
Gjithmonë kam kënduar sikur kënga që po këndoja ishte e fundit në The Voice.
U mërzite që nuk fitove, e kishe ndjerë një lloj sigurie?
U mërzita sepse kontrata me “Universal Music” ishte shumë për mua, e ëndërroja. Ndoshta njerëzit e kishin të sigurt që unë do të fitoja dhe shumë prej tyre nuk votuan në momentet e fundit ose populli kosovar u ngrit në momentet e fundit. Jam shumë e kënaqur sepse jo vetëm nga njerëzit e thjesht ndihem e përkrahur, por edhe nga profesionistët e zanatit, më kanë thënë fjalë shumë të mira dhe përkrahje shumë të fort.
Mendon se ka pasur ndonjë manipulim?
Jo, nuk dua ta komentoj fare këtë gjë. Mendoj se The Voice shërbeu për të zbuluar zëra shumë të mirë shqiptarë.
Nëse do ishe në rolin e publikut kë do vlerësoje më shumë në atë konkurrim?
Ka pasur shumë talente por do vlerësoja Marselën. Kur arrin deri në momentin final bën tifo për veten tende, por jam e kënaqur se nuk vajti çmimi në një këngëtare të paaftë dhe që nuk e meritonte, nuk ishte një vlerësim i humbur kot.
Çfarë mendimi ke për Rinën?
Rina është një artiste shumë e mirë, ka shumë elemente pozitive për sa i përket vokalit. Ka qenë një nga ato vajza që unë kam thënë. Po, kjo është një konkurrente e fortë!

Çfarë do të bësh tani?
Unë kam dëshirë të vazhdoj rrugën e muzikës, kam dëshirë të kompozoj, të realizoj diçka timen dhe që të ketë emrin tim e dua të jem prezent në ambientet e muzikës shqiptare. Unë tani do jem në Shqipëri kështu që mos të më lërë Shqipëria të iki. Mendoj që guri i rëndë peshon në vendin e vet.


Po pres Princin e kaltër
Faktin që jam 27 vjeç e jam vetëm, këtu në Shqipëri e kam ndjerë më shumë, shprehet Marsela. Pasi në vendet perëndimore është normale që, 27 vjeç sapo dilet nga bankat e shkollës dhe nis udhëtimi i gjatë i jetës. “Nga ana tjetër mendoj se nuk jam tip i aventurave, tani po pres pricin e kaltër, po atë të vërtetin ama”- shprehet vajza ndërsa rrëfën se është shumë romantike dhe se shpesh ka qarë për dashurinë.
Jeta në Itali
Jeta e saj në Itali është shumë e thjeshtë. Jeton me prindërit në një provincë të Romës dhe ka një motër më të vogël se veten. E ëma më të atin janë punëtorë të thjeshtë, duke u mundur për më të mirën për vajzat e tyre. Marsela na tregon se punojnë në punë të zakonshme, ikin herët në mengjes dhe kthehen në darkë vonë. Kjo e bën që çdo ditë e më shumë të ketë dëshirën t’i bëjë krenar. Vetëm vazhdon studimet në vitin e fundit në Juridik ndërsa fundjavave luan në lokalet e natës me grupin e saj të sapo formuar.
Entela Resuli Gazeta Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi