Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shkupi kërkon fusnotë si Kosova Empty Shkupi kërkon fusnotë si Kosova

Sat 3 Mar 2012 - 14:08
Autoritetet shtetërore në Maqedoni kanë nisur një fushatë diplomatike për të kërkuar zgjidhjen e kontestit të emrit dhe pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, sipas një marrëveshje të modelit të fusnotës për Kosovën nga marrëveshja e fundit midis Beogradit dhe Prishtinës.
Një propozim të tillë ka dhënë presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, i cili ka theksuar se marrëveshja Prishtinë - Beograd dhe ajo midis Sllovenisë dhe Kroacisë mund të jenë model i pranueshëm për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
"Ne nuk shohim se ka vullnet për dialog nga fqiu ynë jugor, që të bëjë atë që bën Sllovenia dhe Kroacia, që paralelisht të udhëheqin proceset dhe të arrijnë zgjidhje. Gjithashtu vullneti lindi edhe mes Serbisë dhe Kosovës dhe u gjet zgjidhje", ka deklaruar Ivanov, i cili po qëndron për vizitë në Vjenë.
Ai ka përsëritur se çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë barrierë për procesin integrues të vendit dhe se vendimi i GJND në favor të Shkupit për emrin, duhet ti jap një trajtim më korrekt vendit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kërkesa për të shfrytëzuar marrëveshjet midis vendeve të rajonit do të ndihmonin Maqedoninë që të marrë ftesën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ftesën për në NATO.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi