Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosova mbështet dhe kërkon ndërhyrje ndërkombëtare kundër Sirisë Empty Kosova mbështet dhe kërkon ndërhyrje ndërkombëtare kundër Sirisë

Fri 30 Aug 2013 - 18:52
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me hidhërim të thellë e dënon sulmin me bomba napalm ndaj popullsisë civile në zonën e Aleppo në Siri, ashtu si edhe ditë më parë kur u përdorën armët kimike që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm ndër ta edhe fëmijë që tregon ashpërsinë e konfliktit në Siri dhe pashpirtësinë e sistemit qeverisës të diktatorit al- Assad.

Presidentja e Kosovës e fton bashkësinë ndërkombëtare duke i dhënë mbështetje nismës së vendeve demokratike në krye me SHBA-të për intervenim të menjëhershëm dhe efikas për të ndalë dhunën që forcat e regjimit po e bëjnë ndaj popullit të Sirisë, njofton Presidenca e Kosovës përmes një kumtese për medie.

Duke marrë parasysh përvojat e intervenimit humanitar në Kosovë, Presidentja Jahjaga konsideron se vetëm intervenimi ndërkombëtar në Siri mund të ndalë gjakderdhjen dhe mund të shpëtojë jetën e qytetarëve duke krijuar kushtet që populli i Sirisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike të përcaktojë qeverisjen e vendit. Është parim i përgjithshëm që të mbrohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga dhuna ushtarake e sistemeve diktatoriale.

Rasti i Sirisë prek ndërgjegjen e popujve të lirë dhe indiferenca është e pafalshme për historinë.

Vizioni i  së ardhmes së njerëzve të lirë dhe të barabartë është i rrezikuar nga sistemet diktatoriale dhe bashkësia ndërkombëtare e ka për obligim moral dhe ligjor të intervenojë në mbrojtje të lirisë së qytetarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi