Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Flet e dashura e Elvisit: Ju rrëfej dashurinë trevjeçare Empty Flet e dashura e Elvisit: Ju rrëfej dashurinë trevjeçare

Sat 3 Mar 2012 - 14:54
Flet e dashura e Elvisit: Ju rrëfej dashurinë trevjeçare Valbona1-11-300x238Valbona Bajraktari: Kemi provuar edhe bashkëjetesën. Elvisi është superpotent në shtrat, Qetsori është xheloz.

‘’Shpresoj dhe mendoj që fitues i sivjetshëm i BB5 të jetë më i miri dhe të jetë një kosovar, pikërisht Elvis Gjini”. Kështu fillon bisedën e saj për ‘’Panorama plus’’ bukuroshja kosovare njëherazi edhe modele me profesion, Valbona Bajraktari, e cila në këtë rrëfim të veçantë, përveç jetës së saj, tregon edhe lidhjen trevjeçare që po përjeton me banorin e këtij edicioni të BB, djalin nga Gjakova, Elvis Gjini. Ajo ndjek studimet në Prishtinë në një kolegj privat, ndërsa merret edhe me modelizëm duke sfiluar nëpër evente të ndryshme, madje ka qenë pjesë e spektaklit ‘’Unë jam top model’’ që është organizuar nga RTV21. Cila është Valbona, si po shkon lidhja e saj me Elvisin dhe shumë gjëra të tjera, ajo i rrëfen këtu.
Na trego diçka më shumë rreth vetes sate, shkollimit, vendlindjes, cila është Valbona në përgjithësi, me çfarë merret, si e kalon kohën e lirë?
Jam Valbona Bajraktari nga Peja, shkollën fillore dhe të mesme i kam përfunduar në Pejë, studimet i kam vazhduar në një kolegj privat në Prishtinë. Hobi im është modelimi dhe fotomodelimi. Kam filluar qysh nga mosha 16-vjeçare nëpër pasarela, organizime, manifestime, reklama të ndryshme në Kosovë. Atë pak kohë të lirë që kam, tentoj ta kaloj me miqtë e mi të afërm, me familjen, por së fundmi këtë kohë po e kaloj vetëm para ekranit duke ndjekur BB5.
Thuhet se lidhja juaj me Elvisin zgjat prej tri vitesh, na trego si jeni njohur në fillim, çfarë keni pëlqyer tek njëri-tjetri, si ia keni shprehur dashurinë, cili ka qenë iniciatori i kësaj lidhjeje?
Flet e dashura e Elvisit: Ju rrëfej dashurinë trevjeçare Valbona1-8-275x300Po, është e saktë, lidhja ime me Elvisin zgjat prej tri vitesh, njohja jonë e parë ka ndodhur falë shoqërisë sonë të përbashkët, së pari në pamjen fizike më pëlqen tej mase fytyra e tij, por mbi gjitha më pëlqen siguria, karakteri, sinqeriteti etj., ndërsa sa i përket se çfarë pëlqen ai tek unë, kjo pyetje mendoj që duhet t’i drejtohet vetë Elvisitm. Ai do përgjigjjej më së miri. Por mund të them që përshtatemi shumë me njëri- tjetrin, shpeshherë dukemi sikur jemi 2 në 1 (qesh). Inciator për dashurinë ka qenë Elvisi për herë të parë, pas disa takimeve miqësore, fjalët e tij kanë qenë “A do Zoti të ma plotësojë dëshirën që vetëm një herë të të puth ty dhe të të kem për vete gjithmonë në jetë?”. Unë në fillim s’kam pasur koment, por pas një kohe edhe unë isha pro lidhjes me të dhe tani ja ku jemi.
Si çdo çift tjetër ku ndodhin batica e zbatica, a ka ndodhur edhe tek ju që të ketë krizë në çift ndonjëherë?
S’ka lidhje pa batica e zbatica. Si çdo lidhje, edhe jona ka pasur diçka të tillë, por jo kriza të mëdha, meqenëse kanë qenë grindje të vogla. Jemi kthyer menjëherë, sepse nuk mund të rrimë pa njëri-tjetrin, jemi jashtë mase të lidhur bashkë.
Cili është më xheloz në lidhje?
S’ka dashuri pa xhelozi mund të them, më xheloz është Elvisi por as unë nuk ia lëshoj rrugën. Edhe xhelozia është diçka e lezetshme në lidhjen tonë.
Kaloni shumë kohë bashkë, keni menduar që të bashkëjetoni apo të fejoheni ose martoheni, si hap më i rëndësishëm në lidhjen tuaj të dashurisë?
Ne vetëm bashkëjetojmë në një farë mënyre, zakonisht jemi ose në familjen e tij në Gjakovë, ose në apartamentin tim në Prishtinë. Për tani nuk kemi ndonjë plan konkret, por shumë shpesh diskutojmë për fejesë apo martesë, ndoshta së shpejti do ketë diçka, por po e lëmë suprizë më mirë se çfarë do bëjmë dhe kur.
Po diçka më shumë për Elvisin, çfarë do na zbuloni përveç bukurisë që ka?
Flet e dashura e Elvisit: Ju rrëfej dashurinë trevjeçare Valbona1-10-300x172Nuk është gjithçka vetëm tek bukuria, ai mund të them se është edhe më i bukur në brendinë e tij. Në delikatesën që ka, në sinqeritetin, në mirësinë, në humanitetin, me një fjalë gjithçka që ka, është e mrekullueshme.
Xhelozoni ju që shumë femra e pëlqejnë atë, veçanërisht tani që është futur në BB?
Jo asnjëherë nuk xhelozoj për BB, meqenëse unë kam qenë inciatorja kryesore që ai të hyjë në këtë show telviziv. Është e drejtë e çdokujt të ketë simpati për dikë dhe këtë nuk mund t’ia mohojmë askujt.
Do i bëni surprizë me ardhjen tuaj apo nuk dëshironi ta bëni publike lidhjen?
Lidhja jonë është publike, po pse jo me gjithë kënaqësinë time do hyja për të parë bebushin tim, jetën time që tani më ka marrë malli shumë për të. Më mungon çdo sekondë të ditës sime prania e tij, nuk di çfarë do bëja sikur të mos e shihja edhe në ekranin televiziv.
E ndjek çdo moment përmes TV?
Flet e dashura e Elvisit: Ju rrëfej dashurinë trevjeçare Valbona1-6-211x300Sa herë që hyj në apartmentin tim, gjëja e parë që bëj, është të ndez televizorin dhe të shoh BB. Ulem për ta parë dhe për t’u çmallur me të, nuk kalon ditë ose mbrëmje që nuk e ndjek deri në orët e vona.
Çfarë të mungon më shumë nga ai, kujtoni ndonjë moment më të rëndësishëm të lidhjes?
Vetë prania e tij më mungon, më mungon çdo sekondë të ditës sime, sigurisht gjithçka e tij më mungon. Gjëja më e rëndësishme që kujtoj në lidhjen tonë është hera e parë qe jemi puthur dhe gjëja tjetër është kur për herë të parë më ka prezantuar tek familja e tij si të dashur.
Familja juaj e di për lidhjen me Elvisin?
Po sigurisht, asgjë nuk do bëja në jetë pa konfirmimin dhe pa dijeninë e familjes sime.


Valbonës i vidhet profili në FB, shantazhohet Elvisi
Bisedën me të dashurën e Elvisit e kemi realizuar përmes profilit të motrës së saj, Antigonës. Derisa mësuam se cila është e dashura e Elvisit, në fillim hasëm në disa vështirësi, pasi sapo mësuam emrin e saj, gjetëm edhe disa profile nën emrin e Valbonës, të cilat jo vetëm që rezultuan false, por ata ishin tashmë në duart e hakersave dhe përdoreshin për qëllime të tjera. Pasi vajza me profesion është modele, ndoshta për t’u hakmarrë dikush keqpërdorte emrin dhe imazhin e saj. Madje, pikërisht ky profil ishte përdorur për t’u shantazhuar edhe i dashuri i saj, Elvisi. Ne hasëm në shumë komente interesante, të cilat ishin shkruar nga personat që mbanin adresën e Valbonës, por edhe në disa të tjera shumë banale. Pasi edhe Elvisi kishte qenë pjesë e spektaklit ‘’Unë jam top model’’, sigurisht që njerëz të cilët nuk mund të durojnë suksesin e të tjerëve dhe shkruajnë në emër të tyre e ofendojnë të tjerët. ‘’Njoftim, së shpejti Elvis Gjini dhe Labinot Gashi-Labi në lidhje të hapur, mendoni se do të fitojnë 20.000 euro nga Kryeministri?’’, – kështu shkruhet në statusin që mban datën 30 janar të këtij viti nga profili i vjedhur i Valbonës. Personat të cilët menaxhojnë tashmë profilin, kanë aluduar në çështjen shumë të ndjeshme që po diskutohet kohëve të fundit në Kosovë, ku çiftet që deklarohen si gay dhe lezbike, kanë benefite të mëdha nga qeveria e vendit.
Elvisi i shpreh simpatinë Albulenës
Ndërkohë që e dashura flet me pasion për lidhjen e saj me Elvisin, ky i fundit po përpiqet të bëjë për vete njërën nga banoret e BB5, Albulenën. Albulena mendon se ai shprehet se e pëlqen atë vetëm për efekt të lojës. “Jo për lojë. Unë për ty jam gati të futem në ujë”, shprehet Elvisi. Ajo thotë se vetëm kur është me të ai shprehet në këtë mënyrë, ndërsa kur janë të pranishëm edhe banorët e tjerë, ai druhet. “Unë nuk bie në sy se nuk e di se çfarë mendon ti”, shprehet Elvisi. Ai e pyet Albulenën nëse ka vendosur që do të lidhet me të dhe Albulena i përgjigjet: “Është ende herët”. Elvisi i bën të ditur se mund të rrezikojnë që të dalin nga shtëpia të shtunën të dy dhe prandaj nuk duhet ta lënë për më vonë.

/www.panorama.com.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi