Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te harrojme “Te duhurin”? Empty Si te harrojme “Te duhurin”?

Sat 3 Mar 2012 - 20:34
Mjaft e pyetet veten se cfare nuk shkon. Besoni tek keto qe do lexoni dhe ndryshoni menyren e te jetuarit.Dashuria eshte tema me kryesore qe ze nje pjese te mire te mendimeve dhe te bisedave tona. Ndrysheshpjegohet si e nevojshme per rritjen e sistemit te dopamines ne trup, kjo ngacmon trurin dhe sjell kenaqesine na ploteson dhe gjithcka na duket e bukur. Mund te krahasohet edhe me kenaqesine qe marrim nga ushqimi, embelsirat, por edhe nga pilulat e kenaqesise.Shpesh ndodh qe nje lidhje perfundon ne momentin qe pasioni ka vdekur, keni zbuluar tradhti apo e vendosni bashkerisht ta mbyllni lidhjen tuaj. Me e keqja eshte kur lidhja nuk perfundon nga deshira juaj, por perfundon nga rrethanat qe nuk ju lejojne bashke ose nga largimi i papritur i partnerit nga ju atehere kur gjithcka po shkonte shume mire. Keto ndarje jane ato qe na lene pasoja dhe per ne jane te veshtira te harrohen nese nuk riktheheni me bashke. Sipas studimeve antropologjike, truri peson ulje drastike te dopamines, mbingarkese mendimesh dhe ne koken tone perseriten cdo dite te njejtat pyetje: ”Pse ai/pse ajo”? apo “Perse me ndodhi keshtu”? Mund te ndodhe qe ky njeri mos te harrohet tere jeten nese nuk harrohet ne castin e duhur, ndiqni keshillat tona.

Merru me veten tende

Nese gjate lidhjes ju kane munguar disa gjera te caktuara si te merreni vetem me veten tuaj, te kaloni kohe nen shoqerine e miqve me te mire apo te dilni si dikur, ribejini keto gjera. Duke nisur qe nga pasditet qe mund te preferoni t'i kaloni mbyllur duke menduar ne shtepi: zevendesojini me nje pasdite jashte ne natyre. Sporti eshte miku me i mire ne te tilla raste, si clirues i melatonines pasi ndihmon qe energjite e keqija te largohen dhe te clirohen.

Fshije nga celulari dhe facebook-u

Mos i telefono me, mos kontrollo me facebook-un e tij dhe mos shko ne vendet qe ai frekuenton. Keto jane disa rregulla baze qe duhet te ndiqni nese doni ta harroni dike qe me pare ka qene qendra e universit per ju. Nese nuk ia dilni dot, te pakten tentoni ta fshini nga celulari dhe facebooku juaj sepse ndryshe do vazhdoni ta kujtoni dhe nuk do te jete e lehte t'a harroni.

Pamje e re
Te kujdesesh per veten eshte shenja me e mire e hapave te harreses. Mos e lini veten pas dore, por kaloni kohe me veten tuaj duke u ndjere me mire me nje look te ri dhe, pse jo, me veshje te reja. Fundja te gjithe e dime qe veshja te sjell vetebesim.

Ndrysho mendjen

Te fshish nga kujtesa dike qe ka patur shume vend ne zemren tende si ne “Eternal sunshine of a spotless mind” eshte e veshtire, por te pakten duhet te hiqni mendimet negative nga mendja. Perqafoni njerezit qe vertet doni sepse ndihmon ne clirimin e oksitocines dhe kaloni kohe me ata ne menyre qe mendimet t'i ndani me te afermit te cilet mund edhe t'ju keshillojne (flasim ketu per njerez vertet te afert). Nese here pas here ju kujtohet ish-i juaj, mos buzeqeshni nga momentet e bukura te kaluara, por kujtoni ato momente qe vertet nuk i keni duruar dot.

Mos e tako me

Ka ndodhur shpesh qe ish-i te takohet per t'u 'sqaruar' dhe perfundimi ka qene shtrati perseri. Kjo mund te duket e bukur si ide, por nese e perjetoni do kuptoni qe nuk eshte zgjidhja e duhur dhe do vuani me shume me kete kontakt (edhe nese do te jete me te vertete nje ritakim). Ky lloj ritakimi mund te ngjalle deshiren per t'u takuar perseri dhe ndoshta per t'u rilidhur perseri nderkohe qe e dini te dy qe eshte e pamundur. Mos mendoni te keni miqesi me nje ish te dashur sepse kjo nuk do ndodhe kurre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi