Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse e kemi të vështirë t'i harrojmë ngjarjet e dhimbshme? Empty Pse e kemi të vështirë t'i harrojmë ngjarjet e dhimbshme?

Tue 23 Dec 2014 - 22:05
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Përgjigjia gjendet te rajoni i trurit i quajtur amigdala, përgjegjëse për fortësinë e lidhjeve neurale

Pse e kemi të vështirë t'i harrojmë ngjarjet e dhimbshme? Brain%20active%20istock
Kujtimet e ngjarjeve traumatike janë të vështira të shuhen dhe tani shkencëtarët e kanë kuptuar arsyen. Studimet me kaviet laboratorike kanë treguar, për herë të parë, mekanizmin e trurit që përkthen eksperiencat e pakëndshme në kujtime afatgjata.

Gjetjet mbështesin hipotezën 65-vjeçare të quajtur plasticiteti hebian. Ideja pohon se, në përballje me një traumë, p.sh., kur të kafshon qeni, një numër i madh neuronesh në tru nxisin impulse elektrike në unison dhe formojnë lidhje më të forta me njëra-tjetrën, krahasuar me situatat normale. Sa më të forta këto lidhje, aq më të forta kujtimet. Plasticiteti hebian ndodh kur një rajon i trurit (amigdala) lejon që stimujt sensorë të lidhen me rezultate shpërblyese ose ndëshkuese, duke krijuar kujtime emocionale.

Gjetjet e reja janë një përparim i rëndësishëm në të kuptuarit e plasticitetit hebian, por mund të kontribuojnë edhe në trajtimet që do t’i ndihmojnë pacientët të harrojnë kujtimet e frikshme, si ato të lidhura me çrregullimin e stresit post-traumatik. Studimi është bërë nga kërkues në Universitetin e Nju-Jorkut dhe Institutin e Shkencës së Trurit “RIKEN” në Japoni.

/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi