Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të harrojmë “të duhurin”? Empty Si të harrojmë “të duhurin”?

Mon 21 May 2012 - 20:36
Mjaft e pyetët veten se çfarë nuk shkon. Besoni tek këto që do lexoni dhe ndryshoni mënyrën e të jetuarit.Dashuria është tema më kryesore që zë një pjesë të mirë të mendimeve dhe të bisedave tona. Ndryshe shpjegohet si e nevojshme për rritjen e sistemit të dopaminës në trup, kjo ngacmon trurin dhe sjell kënaqësinë na plotëson dhe gjithçka na duket e bukur. Mund të krahasohet edhe me kënaqësinë që marrim nga ushqimi, ëmbëlsirat, por edhe nga pilulat e kënaqësisë.Shpesh ndodh që një lidhje përfundon në momentin që pasioni ka vdekur, keni zbuluar tradhti apo e vendosni bashkërisht ta mbyllni lidhjen tuaj. Më e keqja është kur lidhja nuk përfundon nga dëshira juaj, por përfundon nga rrethanat që nuk ju lejojnë bashkë ose nga largimi i papritur i partnerit nga ju atëherë kur gjithçka po shkonte shumë mirë. Këto ndarje janë ato që na lënë pasoja dhe për ne janë të vështira të harrohen nëse nuk riktheheni më bashkë. Sipas studimeve antropologjike, truri pëson ulje drastike të dopaminës, mbingarkesë mendimesh dhe në kokën tone përsëriten çdo ditë të njëjtat pyetje: ”Pse ai/pse ajo”? apo “Përse më ndodhi kështu”? Mund të ndodhë që ky njeri mos të harrohet tërë jetën nëse nuk harrohet në çastin e duhur, ndiqni këshillat tona.

Merru me veten tënde!

Nëse gjatë lidhjes ju kanë munguar disa gjëra të caktuara si të merreni vetëm me veten tuaj, të kaloni kohë nën shoqërinë e miqve më të mirë apo të dilni si dikur, ribëjini këto gjëra. Duke nisur që nga pasditet që mund të preferoni t'i kaloni mbyllur duke menduar në shtëpi: zëvendësojini me një pasdite jashtë në natyrë. Sporti është miku më i mirë në të tilla raste, si çlirues i melatoninës pasi ndihmon që energjitë e këqija të largohen dhe të çlirohen.

Fshije nga celulari dhe facebook-u

Mos i telefono më, mos kontrollo më facebook-un e tij dhe mos shko në vendet që ai frekuenton. Këto janë disa rregulla bazë që duhet të ndiqni nëse doni ta harroni dikë që më pare ka qenë qendra e universit për ju. Nëse nuk ia dilni dot ,të paktën tentoni ta fshini nga celulari dhe facebooku juaj sepse ndryshe do vazhdoni ta kujtoni dhe nuk do të jetë e lehtë t'a harroni.

Pamje e re

Të kujdesesh për veten është shenja më e mirë e hapave të harresës. Mos e lini veten pas dore, por kaloni kohë me veten tuaj duke u ndjerë më mirë me një look të ri dhe, pse jo, me veshje të reja. Fundja të gjithë e dimë që veshja të sjell vetëbesim.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Si të harrojmë “të duhurin”? Empty Re: Si të harrojmë “të duhurin”?

Mon 21 May 2012 - 20:42
fshije nga te dush...nga mendja se fshin asnjher...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi