Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

29 shkurt, mistere e kuriozitete mbi datën që vjen 1 herë ne 4 vjet  Empty 29 shkurt, mistere e kuriozitete mbi datën që vjen 1 herë ne 4 vjet

Sun 4 Mar 2012 - 0:46
29 shkurt, mistere e kuriozitete mbi datën që vjen 1 herë ne 4 vjet  Images2012-a ka një ditë më shumë, por një datë e tillë ka edhe një domethënie paksa interesant dhe misterioze.29 shkurt: një datë e tillë ekziston vetëm në vitet të ashtuquajtur bisestilë dhe në kalendarët tanë çdo 4 vjet. Pra, 2012 ka një ditë më shumë, por një datë e tillë ka edhe një domethënie paksa interesant dhe misterioze. Pikë së pari, ky vit shihet si ndjellës i fatit të keq. E duke pasur parasysh që 2012-a shihet tashmë si viti i fundit të botës sipas Mayave, mund të ketë edhe një farë të vërtete brenda. Ironitë mënjanë, në kalendarin xhulian është bisestil 1 në çdo 4 vjet, apo më saktë ata që pjesëtohen me 4. Në këtë mënyrë, zgjatja mesatare e vitit bëhet prej 365 ditësh e 6 orësh (365,25). Kalendari gregorian redukton më shumë këtë dukuri, duke eliminuar 3 vite bisestilë çdo 400 vjet, në krahasim me kalendarin xhulian. Kështu, zgjatja mesatare e vitit është e barabartë me 365,2425, duke reduktuar diferencën në vetëm 26 sekonda më tepër.
Kuriozitete
*Sipas kalendarit gregorian, një vit është bisestil, nëse numri i tij është i pjestueshëm me 4, me përjashtimin e viteve shekullore (ato të pjestueshëm me 100), që s’janë të pjestueshëm me 400. *Nevoja për të shtuar një ditë çdo katër vjetlind nga fakti se moto e revolucionit të Tokës, ose më saktë periudha që i duhet për t’u rrotulluar rreth Diellit, është rreth 365 ditë e 6 orë. Prandaj, çdo 4 vite, ato 6 orë bëhen 24, ose më saktë një ditë diellore. Prandaj u shtohet një ditë atyre 365 tradicionalëve, në mënyrë që viti bisestil të jetë me 366.
*Por nga se vjen termi bisestil? Në një farë kuptimi ishin romanët që shtonin një ditë plus pas 24 shkurtit, duke e cilësuar “sexto die ante Kalendas Martias”, ose dita e gjashtë përpara Kalendave të marsit. Më pas një ditë e tillë u quajt “bis sexto die”. Në të vërtetë duket se një reformë e parë e madhe e kalendarit regjistrohet në kohën e Jul Qesarit, që më pas u dërgua përpara edhe nga papa Gregori XIII.
*Edhe forma e sotme e Google, që i dedikohet Gioacchino Rossinit, i referohet këtij viti 2012 bisestil, me bretkosat që tregojnë kërcimin.
*Në epokën moderne dhe kontemporane, vitet bisestilë përfaqësojnë momentet e eventeve të rëndësishme sportive, si Olimpiadat dhe nga viti 1960 edhe Evropiani i futbollit.
*Në Spanjë është themeluar 20 vjet më parë Shoqata Botërore e Bisestilëve, ku bëjnë pjesë njerëz, të cilët kanë përvjetorin e lindjes më datë 29 e që e festojnë vetëm 1 herë në katër vjet. E ata nuk janë të mërzitur nga ky fakt, përkundrazi, ndihen krenarë (nextme)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi