Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gruevski kërkon respekt midis etnive Empty Gruevski kërkon respekt midis etnive

Sun 4 Mar 2012 - 20:39
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar, duke apeluar për respektim midis komuniteteve.

“Rasti i Gostivarit është ngjarje tragjike për tri familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe u shpreh ngushëllime familjeve të të vrarëve”, ka deklaruar kryeministri maqedonas. Sipas Gruevskit, komunitetet etnike në Maqedoni duhet të respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë.

“Jeta e njeriut, ka thënë ai ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, ndërsa gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare”, ka përfunduar Gruevski
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi