- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Gruevski udhëzohet të veprojë si Daçiqi
Mon 21 Jan 2013 - 21:25
Organizata “Dinjiteti” që është pjesë e opozitës maqedonas dhe që tubon veteranët maqedonas të luftës së vitit 2001 ka bërë thirrje që kryeministri Nikolla Gruevski të mësojë nga qeverisja e kryeministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me heqjen e lapidareve që janë vendosur nga shqiptarët anembanë Maqedonisë.
“Ne jemi dëshmitarë se Nikolla Gruevski ka mësuar shumë punë nga qeverisja e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq. I bëjmë thirrje që të mësojë diçka edhe nga kolegu i tij aktual, Ivica Daçiq. Të mësohet se si mbrohet sovraniteti i shtetit”, transmeton ina të ketë thënë kryetari i “Dinjitetit”, Stojançe Angelov.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Gruevskit që të veprojë në përputhje me ligjet dhe të heqë të gjitha përmendoret dhe muzetë e vendosura sipas tij në mënyrë të paligjshme dhe që përkujtojnë UÇK-në. “I bëjmë thirrje Gruevskit që të ndjekë shembullin e kolegut të tij serb, dhe të veprojë në afat të duhur duke hequr të gjitha përmendoret e vendosura dhe muzetë e UÇK-së ekstremiste në territorin e Maqedonisë”, ka theksuar Angelov. Sipas tij, gjatë qeverisjes së Gruevskit, shumë shkolla, rrugë dhe bulevarde mbajnë emrat e ballistëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi