- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
PAE-LS: Gruevski dhe Ivanov s’duan në BE dhe NATO
Fri 16 Mar 2012 - 18:29
Bisedimet në nivel të lartë, treguan se sa zbatimi i domosdoshëm i reformave janë në nivel të ulët. Gjyqësia e partizuar, terri mediatik, korrupsioni, mungesa e reformave janë arsyet kryesore pse Republika e Maqedonisë ende nuk është pjesë e familjes evropiane dhe e NATO-s.
Këtë qartë e dëshmoi edhe vizita e Evrokomesarit Shtefan Fyle. Kështu thuhet në kumtesën e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) dhe Lidhjes së Sanxhakut (LS).
“Këto bisedime jo vetëm që nuk janë sukses, siç na bindin Gruevski dhe Ahmeti, por kjo është vetëm dëshmi se emri nuk është pengesa e vetme për në BE dhe NATO, por përkundrazi, Maqedonia gjatë këtyre viteve ka ngecur prapa në pothuaj të gjitha sferat e rëndësishme. Reformat në gjyqësi, administratë, korrupsioni, liria e mediumeve, nuk varen nga Greqia ose emri i pazgjidhur. Për këto përgjegjësi bien mbi pushtetin e pafuqishëm”, deklaroi deputetja e PAE-s, Lençe Nikollovska.
“Gruevski dhe Ivanov me qasjen dhe me deklarat e tyre tregojnë se nuk duan ta çojnë Maqedoninë në BE dhe NATO, me një arsye të vetme që të mund lirisht ti realizojnë biznes krimet e tyre”, thonë nga PAE dhe LS. Nga ky grup parlamentar apelojnë që të ndërpritet kjo politikë humbëse që të mos mbetet Maqedonia e fundit, e izoluar dhe vrimë e zezë në Ballkan.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi