Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

BSHM: Gruevski po shkatërron FYROM-in Empty BSHM: Gruevski po shkatërron FYROM-in

Sun 11 Mar 2012 - 19:10
Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë (BSHM) në Zvicër i ka dërguar një letër Komisionit Evropian lidhur me përkeqësimin e situatës dhe incidenteve të fundit në Maqedoni.
BSHM ka radhitur disa nga problemet e fundit në vend si në planin e krizës ekonomike, rrezikimit të marrëdhënieve ndëretnike, fyerjet dhe parullat raciste antishqiptare, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë si dhe së fundi rrahjen e nxënësve shqiptarë nga ana e maskave maqedonase.
BSHM ka parashtruar disa kërkesa pranë KE pasi që si[ thuhet në Maqedoni po mbretëron një ankth i cili bën njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të frikësuar.
"Të ndërmerrni masa urgjente dhe të ndalni këtë qeveri e cila bën çmos që situata fragjile të shpërthen në çdo moment, t'ia tërhiqni vërejtjen kryeministrit Gruevski se me këtë politikë ai është duke e shkatërruar ardhmërinë e FYROM-it, duke bërë çmos duke ndërsyer konflikt ndërnacional, të inicioni ndryshimin e kushtetutës së FYROM-it e cila është gjeneratori kryesor i të gjitha problemeve që ka aktualisht në FYROM", thekson BSHM.
Kjo shoqatë e vlerëson si të pavlefshme edhe Marrëveshjen e Ohrit, një dokument i parealizuar dhe me afate të skaduara.
"Ne e dimë se kemi përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, por as ato nuk janë duke e kryer obligimin e tyre për të cilin janë zgjedhur, nuk jemi të kënaqur me perfomanacat e tyre në postet ministrore dhe institucionet e shtetit. Ky përkeqësim i situatës aktuale në FYROM na detyron të organizohemi në vetëmbrojtje, nuk kemi tjetër alternativë nëse intervenimi juaj është i plogësht dhe pa rezultat konkret. Nuk mundet objektivat e FYROM-it të realizohen duke vrarë shqiptarët!", thekson Bashkësia e Shqiptarëve të Maqedonisë – Zvicër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi