Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

FYROM do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut? Empty FYROM do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut?

Sat 10 Mar 2012 - 23:21
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ai i Greqisë, Lukas Papadhemos janë marrë vesh që zgjidhja për kontestin e emrit të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, njofton Kapital.

Ky është vendimi sipas të cilit Gruevki i ka thënë Papadhemosit ose pranoje ose nuk ka më negociata. Sipas gazetës, Gruevski i ka lënë hapësirë Papadhemosit vetëm dy javë ditë që të mendojë për propozimin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nga kjo marrëveshje do të varet edhe kush nga dy krerët e Maqedonisë (presidenti Ivanov apo Gruevski) do të marrë pjesë në samitin e Chikagos.

Përfundimi i këtyre bisedimeve është rezultat i ngjarjeve të fundit, ku, sipas diplomatëve edhe pse duket se në Maqedoni, NATO dhe BE çështja e emrit është e qetë, në Greqi kanë filluar spekulimet se diçka është duke ndodhur.

Mediumet greke kanë shkruar se pas takimit me Gruevskin, Papadhemos ka pasur takim njëorësh me ish-kryeministrin Papandreu, ku sipas të gjitha gjasave është biseduar për çështjen e emrit.

Njëkohësisht, në konferencën për gazetarë, anëtarja e Këshillit ekzekutiv të Partisë Liberal-demokrate (PLD) Roza Topuzovska- Karevska, tha se në dy netët e kaluara pati incidente të shumta ndëretnike dhe se “përshkallëzimi i incidenteve konfirmon përsiatjen tonë se bëhet fjalë për projekt mirë të menduar”.

Mungesa e dëshirës për të marrë masa energjike për qetësimin e incidenteve vërteton dilemat se jo rastësisht është zgjedhur periudha para Samitit të NATO-s, në kohën kur kryeministri, siç raportuan disa media, ‘gjatë takimit të fundit me kolegun e tij grek ka vënë në tavolinë propozimin për ndërrimin e emrit’, tha Topuzovska-Karevska.

“Nisur nga ajo se as nga Gruevski e as nga Ahmeti nuk pamë asnjë hap konkret për qetësimin e raporteve ndëretnike, që paraqesin kërcënim për stabilitetin, kërkojmë që urgjentisht presidenti i shtetit të ftojë takimin e Këshillit të sigurimit që të pengohet përshkallëzimi i mëtejmë i incidenteve”, tha ajo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi