- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
REPUBLIKA POLICORE E MAQEDONISË!
Fri 30 Mar 2012 - 13:00
Për shembull, besoj që Greqia, nuk do të kishte kundër që shteti ynë të quhet Republika Policore e Maqedonisë! Madje, ky emër, do të ishte edhe reflektim i politikës zyrtare të Maqedonisë aktuale, por edhe mjaft simpatik për një përdorim të përgjithshëm
Azam Dauti
Për shkak të emrit Maqedonia, vazhdon të ketë probleme me Greqinë. Pas disa deklaratave të diskutueshme të ministreshës së Punëve të Brendshme, më shkoi ndërmend, se megjithatë ka zgjidhje për emrin. Për shembull, besoj që Greqia, nuk do të kishte kundër që shteti ynë të quhet Republika Policore e Maqedonisë! Madje, ky emër, do të ishte edhe reflektim i politikës zyrtare të Maqedonisë aktuale, por edhe mjaft simpatik për një përdorim të përgjithshëm. Themi kështu, sepse deklaratat e ministres së punëve të brendshme, të cilat për të personalisht, nuk po kanë kurrfarë pasojash politike, që në kushte normale qeverisjes, ajo do të shkarkohej nga posti i ministres së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkaq, në variante edhe më normale, partia e saj do ta përjashtonte edhe nga anëtarësia dhe funksionet partiake të partisë që ajo e përfaqëson në qeveri.
Pse themi kështu?! Të deklarosh, që “gjuha shqipe, është gjuhë e huaj”, kur ata që e flasin këtë gjuhë në Maqedoni, sipas statistikës jozyrtare arrin 40 për qind të popullatës, ndërkaq, sipas statistikave alternative ekonomike, këta që e flasin sipas ministres këtë “gjuhë të huaj”, e mbushin arkën e shtetit mbi 50 për qind, ndërkaq nuk marrin as 2 për qind! Të fshehësh dy ditë vrasjen e një të riu maqedonas gjatë festimit të fitores së partisë së vet, të arsyetosh deklaratën e zëdhënësit tënd për vrasjen e dy shqiptarëve nga një polic maqedonas, kinse ai atë e ka bërë në vetëmbrojtje, pa e dëshmuar këtë gjykata, të mos shohësh rrahjet e njëpasnjëshme të rinjve shqiptarë dhe të lëshosh vetëm floskula politike se kinse “rastet hetohen”, ndërkaq tamam ata hetohen, por në drejtim të kundërt, duke gjetur viktima ndër viktimat, e jo tek viktimizuesit. Vërtetë, nuk e kam të qartë, ç’po ndodh me këtë ministri dhe këtë ministresh, që nuk ka përgjigje, përse nuk u lejohet tifozëve shqiptarë të valojnë flamurin e tyre kombëtar, që kushtetueshmërisht u garantohet, por në mënyrë jokushtetueshmërisht zonja ministresh, thotë që “dihet se si përdoren flamujt”! Ministresha, asgjë nuk flet, për tifozët maqedonas, që vazhdojnë të fyejnë shqiptarët kudo nëpër stadiume, edhe për këto raste, ajo ka një përgjigje shterpe, që thuhet “gjithkush që fyen do të dënohet”!, dhe sërish dënohen të rinjtë shqiptarë, që paskan vizatuar hartën e Shqipërisë etnike, por jo ata që shkruajnë dhe shajnë shqiptarët kudo që munden. Skandalin më të madh, apo një nga skandalet, që nuk dimë të dallojmë, se cili është më i madh, e dëgjuam këtyre ditëve në Parlamentin e Maqedonisë, kur iu drejtua deputetit të PDSH-së Zijadin Selës me fjalët: Juve ju mbron imuniteti që ekziston në Parlament, se përndryshe fjalimi juaj ka baza për ndjekje penale! Edhe kjo ndodh, paska baza penale në pyetje deputetësh?! Sërish, nuk paska baza për ngritje padi penale për Latasin dhe Milenkon, që haptas përmes mediave elektronike dhe të shkruar përhapin “padurueshmëri dhe urrejtje ndaj shqiptarëve”. Mjafton të shkruash në Google emrat e këtyre dy urrejtësve dhe “shqiptarë” dhe do të shohësh se sa shfaqje të mosdurimit nacional dhe urrejtjes kanë këta dy të përkëdhelurit e kësaj qeverie. Gafet e kësaj ministreshe të “trimëruar” nga pozita qeveritare, nuk mbarojnë aq lehtë, ajo mbrëmë i hodhi poshtë “pakënaqësitë” e zëvendësit të saj shqiptarë, për kinse mospërfshirjen e shqiptarëve në policinë e Shkupit. Ajo, jo që nuk tha gjë, se nga 52 vendet komanduese, nuk janë më shumë se 2 apo tre shqiptarë, por përkundrazi shprehu “kënaqësinë e saj për funksionimin e kësaj përbërje komanduese”, duke thënë edhe një “sihariq”, ajo na qenka “apolitike”! Sa apolitike është ajo, kur ka qenë pjesë e grupit negociator për koalicionim BDI-VMRO (Në ato negociata, sigurisht që është fol edhe për ndarjen e posteve në polici. Tashmë, kur nuk ekziston rreziku i mosbërjes së qeverisë, është shumë lehtë të harrohen kontratat, por fajin nuk e ka ministresha, fajin e ka partia shqiptare që e toleron atë.)
Dhe, për të mos numëruar, edhe më tutje, gafet e kësaj ministreshe, e cila, kur merr guximin ta kërcënoj deputetin e popullit (Zijadin Selën nga radhët e PDSH) me aktpadi penale për pyetje deputetësh (!), si dhe kur merr guximin të nënçmon funksionarët e koalicionuesit të vet (Zulqyfli Adilin dhe Xhelal Bajramin nga BDI-ja, të parin kur gjuhën shqipe ia quajti të huaj, të dytin, kur ky shprehu pakënaqësi ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në policinë komanduese në Shkup), atëherë çka mund të presim ne të tjerët, që në mënyrë individuale, mund të frymojmë gabimisht dhe jo në frymën që do të na e diktonte ministresha e punëve të brendshme. Ministresha, që bëhet shumë trimëreshë me ne shqiptarët e këtushëm, nuk e di, pse nuk iu kujtua që të ngre aktpadi ndaj Edi Ramës, i cili shumë qartas, në mes të Shkupit, për qeverinë maqedonase deklaroi: “Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta... Çfarë janë këta barbarë primitiv, kjo është e patolerueshme” Në fund, nga pezmatimi momental, se çfarë padrejtësish të pakuptimta na bëhen ne shqiptarëve, më pëlqen të dëgjoj këngën “Shkaba” nga rok grupi kosovar “Jericho”, e që kisha dashtë t’i parafrazoj këto refrene, që më duken se na e përfytyrojnë realitetin e hidhur shqiptar në Maqedoni:
Paska ardhë ahir zamani more vlla
N’krye t’venit ni xhahil sytë me na pa
O ky devër i fesatit n’mes vllaznisë
Gratë e huja dojnë me na i ba t’zot e shpisë
Shpresoj, që askush nuk do të na akuzoj, se individualisht po ndikohemi nga kosovarët. Madje, nuk do të na akuzojnë si të ndikueshëm nga “paternalizmi kosovar”, siç akuzoheshin dikur shqiptarët që kishin mendime të njëjta për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Të paktën, të mos e bëjnë tanët, ndërkaq, ministresha mund edhe të ngrejë padi penale edhe për ëndrrat tona, e lere më për këngët, frymëmarrjen dhe fjalët e thëna lirshëm në opinion!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi