Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kapital": Nimic do të propozojë "Republika Veriore e Maqedonisë" Empty Kapital": Nimic do të propozojë "Republika Veriore e Maqedonisë"

Sat 5 Jan 2013 - 1:00
Kapital": Nimic do të propozojë "Republika Veriore e Maqedonisë" Largea_metju_nimic041357327120Fakti
që vizita e Nimicit përputhet me udhëtimin e planifikuar të
kryeministrit Andonis Samaras në Berlin është shenjë për "interesin e
kufizuar" të kryeministrit grek për procesin.
Ndërmjetësuesi Metju
Nimic gjatë vizitave vijuese në Athinë dhe Shkup me siguri në tryezë do
ta vendos idenë më të vjetër për zgjidhje çështjes për emrin, ndërsa
ajo është "Republika Veriore e Maqedonisë".
Këtë sot e shkruan
portali informativ grek "Kapital" duke theksuar se Nimic në vend që të
propozojë ide të vjetër, duhet ta "ringjallë" procesine bisedimeve që
veçmë u arrit deri në njëfarë mase gjatë takimeve të tij të fundit me
përfaqësuesit e të dy palëve.
Fakti që vizita e Nimicit përputhet
me udhëtimin e planifikuar të kryeministrit Andonis Samaras në Berlin
është shenjë për "interesin e kufizuar" të kryeministrit grek për
procesin.
"Kapital" përkujton në raportin pozitiv të Komisionit
Evropian për Maqedoninë por edhe në faktin se, edhe krahas të gjithave,
Këshilli i Evropës nuk aprovoi fillim të negociatave inkuadruese me
BE-në. "Vetëdijshmëria e Parisit dhe Berlinit për qëndrueshmërinë e
kufizuar politike të qeverisë greke në krizë, dhe kundërshtimi i
Bullgarisë (e cila po bëhet kokëdhembje më e madhe se Greqia për
Maqedoninë) penguan që kjo të ndodh, ndërsa rezultati ishte dokument i
Këshillit në të cilin zgjidhja e emrit është vendosur si parakusht për
fillim të negociatave inkuadruese", thekson portali grek.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi