Çudia! Greqi, mbushet me peshq pas 30 vjetësh Mesdheu Veriorë, “Shenjë e mirë”, thonë peshkatarët!
Sat 11 May 2013 - 22:00
Sasi shumë të mëdha peshku kanë mundur të peshkojnë peshkatarët grekë në Mesdheun Verior, gjë që nuk kishte ndodhur këtu e 30 vjet!
Sipas peshkatarëve të Greqisë veriore dhe jo vetëm, peshimet e tyre në hapësirat detare të Mesdheut, të ashtuquajtura Thermaiko dhe Thrakiko, muajt e fundit kanë qenë shumë të mëdha. Madje në këto hapësira thuajse janë grumbulluar të gjitha anijet e peshkimit tët vendit, pasi sasitë e peshkut të grumbulluar aty janë shumë mëdha.
Në llojet e peshqve veçojnë açugati dhe sardelja.
“Papritur që nga 16 marsi, Mesdheu Verior u mbush plotë me peshq. Nuk u besonim syve kur filluam të peshkonim sasi kaq të mëdha sardeleje. Ishin kope të tëra, me miliona e miliona peshq që erdhën Mesdheu dhe Sporades. Kryesisht këto kope diktohen në Thermaiko nga Fanari i Posidonës deri në Thrakiko”, deklaroi për gazetën “Ethnos” kryetari i shoqatës së peshkatarëve të Selanikut dhe sekretari i përgjithshëm i Unionit të Peshkatarëve të Mesëm të Greqisë, Dhimitris Pagonis.
Sipas disa statistikave të bëra publike nga ky union, sasitë e peshkut në Mesdheun Veriorë janë rritur 70% deri në 80% gjë që nuk kishte ndodhur këtu e 30 vjet.
“Është shenjë e mirë për një vend të mbushet plotë me peshq. Bekim nga Zoti”, shprehen peshkatarët më të vjetër grekë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi