Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiptari Renato Mekolli, shpallet kuzhinieri më i mirë në Greqi Empty Shqiptari Renato Mekolli, shpallet kuzhinieri më i mirë në Greqi

Thu 5 Apr 2012 - 14:40
Shqiptari Renato Mekolli, shpallet kuzhinieri më i mirë në Greqi Spacer
Shqiptari Renato Mekolli, shpallet kuzhinieri më i mirë në Greqi Spacer
Shqiptari Renato Mekolli, shpallet kuzhinieri më i mirë në Greqi 53087ATHINE - Në sallën e Grande Bretagne Hotel hapi të hënën në mbrëmje siparin eventi i përvitshëm, që mbahet në Greqi, për Kuzhinierin më të Mirë.

Eventi i njohur me emrin "Kapelja e Arte 2012" kurorëzoi 30-vjecarin nga Shqipëria, Renato Mekolli, me një prej Kapeleve të Arta për këtë vit. Ky nuk është çmimi i parë për të riun shqiptar, por i treti radhazi.

Menjëherë pas marrjes së çmimit, Mekolli tha: “Ndihem shumë mirë që s’e mohova vendin tim, duke ditur që mund të kishte edhe pasoja në karrierën time si chef kuzhine. Gjëja më e bukur për mua është që jam shqiptar, një shqiptar shume i vogël pothuajse i padukshëm në Greqi, por që gazetarët dhe klientët interesohen per gatimin tim”, tha Mekolli.

Eventi u zhvillua pas përzgjedhjes nga 200 shefat më të mirë të Kuzhinës greke, per të arritur në këtë finale ku garonin 20 më të mirët e kuzhinës në shtetin fqinj.

I riu nga Shqipëria ka qenë epiqendër edhe e shtypit ndërkombëtar, New York Times dhe media të ndryshme ndër vite i kane kushtuar vëmendje Top Chef-it të Kuzhinës Greke.

I lindur në 19 nëntor 1982, Renato, si shumë emigrantë shqiptarë, që në moshë të vogël e nisi karrirën në Greqi si pjatalarës, por shumë shpejt talenti dhe kreativiteti do ta bente një emër të njohur, jo vetëm në disa prej resoranteve luksoze te Athinës por edhe të mbarë Greqisë. Renato Mekolli, aktualisht punon për një prej restoranteve mjaft luksoz në Athine të quajtur Vassilenas. Mekolli i bashkëngjitet kështu listës së madhe të shqiptarëve të suksesshëm në mbarë botën që falë talentit dhe aftësive të tyre përkëdhelin ndjenjën e madhe të çdo shqiptari sa herë që rreth tyre shkruhet “Jam nga Shqipëria”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi