Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Greqi, shqiptari dhunohet nga një neonazist për shkak të kombësisë  Empty Greqi, shqiptari dhunohet nga një neonazist për shkak të kombësisë

Fri 20 Sep 2013 - 10:48
Një neonazist ka goditur dhe rrahur një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lamias, mbrëmë rreth orës 21:00 në qendër të qytetit grek. Sipas denoncimit të viktimës, atij i është afruar një person, i cili e ka pyetur nëse ishte shqiptar.

Kur ai i ishte përgjigjur po, atëherë neonazisti filloi ta godasë me çfarë kishte në duar. I përgjakur dhe i befasuar i riu shqiptar është rrëzuar përtokë dhe ka kërkuar ndihmë. Nga telefoni i tij ka kërkuar ndihmë dhe ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, në rrugën Kapodistriu, përballë zyrave të Agimit të Artë në qytetin e Lamias, raporton “Shqiptarja.com”. 20-vjeçari shqiptar është transferuar me ambulancë në spitalin e qytetit ku edhe i janë dhënë ndihma e parë dhe sikundër deklaroi për policinë do të depozitojë kallëzim për ndjekje penale për rrahje nga ana e neonazistit. Denoncim për ndjekje penale do të bëjë edhe neonazisti grek, i cili do të akuzoje shqiptarin 20-vjeçar për fyerje. Vazhdimi do të jetë në sallat e gjykatës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi