Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptari në Greqi kërcënon: “Do pres penisin tim” Empty Shqiptari në Greqi kërcënon: “Do pres penisin tim”

Thu 26 Jan 2012 - 13:23
“Do të pres penisin tim. Dhe do të vras veten. Këtë thikë që mbaj në dorë, do ta përdor tani”. Me këto fjalë emigranti shqiptar 31 vjeçar ka mbajtur nën tension për plot tetë orë e 10 minuta, jo vetëm dy persona që mbajti fillimisht peng brenda lokalit ku nisi ngjarja, por edhe shumë qytetarë e më tej dhjetëra forca policore greke.
Mësohet se incidenti ndodhi gjatë natës duke gdhirë dita e mërkurë në qytetin e Volos në Greqi, në një lokal “Fast Food”, raporton NOA. E tërë ngjarja ka nisur kur emigranti shqiptar kishte hyrë në lokal dhe punëtorja e lokalit, sipas deklarimit të tij, i ngjante aq shumë të dashurës së tij me të cilën ishte ndarë kohë më parë.
Ai kishte kërkuar nga ajo të dilnin për kafe, mirëpo ajo e kishte refuzuar vazhdimisht. Në kushte të një tronditjeje të thellë psikologjike, 31 vjeçari ka rrëmbyer një thikë mishi që gjendej brenda banakut të restorantit dhe ka kërcënuar me armën e ftohtë.
Por jo se do të vriste ndokënd. Thjesht do të ndëshkonte veten: “Nuk kam asgjë me askënd. Nuk e dua më jetën time. Do ta pres penisin tim. Dhe pastaj do të vras dhe veten. Ç’e dua më jetën”, ka thënë i riu shqiptar i cili prej vitesh jeton si emigrant i rregullt në qytetin bregdetar të Volos në Greqi.
Në këto rrethana, dy punonjësit e restorantit kanë kërkuar ndihmën e policisë kurse ata pak klientë që gjendeshin u zhdukën nga lokali duke iu frikësuar thikës që mbante në dorë i riu.
Në vendin e ngjarjes për pak minuta kanë ardhur forca të shumta policore. Por i riu, duke i dalluar, e ka mbyllur nga brenda lokalin, duke mbajtur peng djalin dhe vajzën, përkatësisht 25 dhe 26 vjeç.
Policia ka deklaruar se janë përballur me një situatë të pazakontë pengmarrjeje. Pas arritjes në vendngjarje, policia ka hyrë në negociata me të dyshuarin dhe ia arritëm që brenda 30 minutave, në orën 23.00, të nxirrnin jashtë pa asnjë lëndim, dy punonjësit e izoluar në lokal.
“Problem më vete, u bë fakti se i dyshuari nuk pranonte të dilte dhe kërcënonte se do të vetëflijohej”, detajojnë më tej burimet e mësipërme policore për NOA.
Emigranti kërcënonte se do të priste organin e tij gjenital dhe menjëherë më pas do të ngulte thikën në fyt për t’i dhënë fund jetës.
Më pastaj, policia kishte kërkuar ndihmën e një psikologu dhe një mjeku neurolog nga spitali shtetëror i Volosit. Psikologu dhe mjeku psikiatër-neurolog, kanë hyrë në negociata me të riun që gjendej nën shok psikologjik.
Kërcënimet e të riut për dhënie fund jetës së tij vazhduan për rreth tetë orë. Ndërkaq, në orën 06.40 të mëngjesit, i riu më në fund është dorëzuar. Ai ka pranuar të dalë nga lokali i shoqëruar nga forca policore.
Nga hetimet e kryera doli se i riu, nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm penal. Kurse ishte vizituar pesë herë gjatë muajve të mëparshëm në klinikën neurologjike të qytetit.
Disa orë pasi u shoqërua në polici, i riu u la i lirë, kurse iu këshillua marrja e mjekimit ndaj u shoqërua nga mjeku psikiatër në një klinikë neurologjike në Volos. /noa/zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi