Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto  Empty Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto

Fri 17 May 2013 - 18:28
Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto  Adi-totaj-370x290

Nxënësi i Medresesë së Beratit Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit World Haritage.

Ky është çmimi i dytë i tij pas atij të vendit të tretë të marrë në vitin 2011.

Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme.

Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadja, Kina, Kuba, Çekia, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.

ADI TOTAJ

Adi Totaj, ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, ku dhe i inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij në vitin 2009 regjistrohet në studion “Art Kolor”.

Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime. Në kërkim të përmbushjes së objektivave të tij konkurron dhe vendos të studiojë në Medresenë e Beratit. Fakti që mësimet zhvillohen në katër gjuhë, shqip, anglisht, turqisht dhe arabisht, siç thotë ai, e bën të ndjehet dhe më i sigurt në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tij.

Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto  Adi-totaj-3

Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto  Adi-totaj-2
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto  Empty Re: Medresisti i Beratit, shpallet piktori i ri më i mirë në botë – Foto

Sat 18 May 2013 - 17:36
Eh more Adi Totaj kot ..sote te shqiptaret ma shum vlersohen gjerat negative se ato pozitive...po te kishe ber ndonji budallaek madi-at kushe di sa do te kishin folur per ty..

-Po elhamdulilah qe jemi besimtar dhe kemi besim ne Nji Zot qe nji dite ka me na shperbly per punet e miar dhe ka me na gjyko per veprat e keqia ..mjafton tek Zoti te jemi mire..

Suksese dhe Urime te perzemrta ..Dhasht Zoti qe edhe ma shum te kesh Sukses ne cdo sfer te jetes..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi