- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Korçë, anulohet shfaqja ‘Shën Maria e Beratit’
Thu 24 Jan 2013 - 10:23
Drama ‘Shën Maria e Beratit’, e Namik Dokles, shkakton incident në Korçë. Shfaqja e dramës që është vënë në skenë nga trupa e teatrit ‘Andon Zako Çajupi’, me regji të Dhimitër Orgocka, është anuluar, pas reagimit të komunitetit ortodoks. Mitropolia e Korçës është shprehur e indinjuar se shfaqja fyen ortodoksët korçarë.
Ndërkohë edhe komuniteti ortodoksë me anë të një deklarate ka theksuar se: “kjo dramë blasfemuese ndaj ndjenjave të komunitetit Orthodhoks dhe institucionit të Kishës Orthodhokse, u luajt me paturpësinë më të madhe në nivele artistike mediokre, përpara qytetarëve të Korçës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike, të tipit PPSH”.
Në deklaratë, i bëhet thirrje z Dokle, që të mos fyejë dhe provokojë ortodoksët me mashtrime diabolike. “Patriarkana Ekumenike është institucioni më i lartë i Kishës Orthodhokse dhe nuk mundet të përgojoset nga një lloj Dokle, ndërsa sa për Shën Kozmain është një nga figurat më të larta dhe të nderuara në këto treva dhe në gjithë ortodhoksët. Ju me paturpësinë tuaj dhe tendencat tuaja jo vetëm komuniste nuk mund ta trajtoni si një njeri që zgjon djajtë dhe për më shumë si hajdut ikonash, sikundër jeni ju dhe rraca juaj e politikës që e kini vjedhur, rrjepur dhe grabitur këtë popull. Ku e gjeni kurajon ta trajtoni në këtë formë Komunitetin Orthodhoks dhe Kishën Orthodhokse. Më e pakta që duhet të ndodhë është që Drejtoresha e Teatrit të japë dorëheqjen së bashku me këshillin artistik të Bashkisë”, thuhet më tej në reagim.
Reagon Dokle dhe Kita: Vepra nuk ka për qëllim të fyejë kishën
Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe deputeti Namik Dokle, i cili e quan dramën një krijim të mirëfilltë artistik, që nuk ka për qëllim fyerjen e ortodoksëve.
“Kjo nuk është dramë e deputetit Namik Dokle por e dramaturgut, Namik Dokle. Më çudit reagimi i Mitropolisë, nuk ka të bëjë me asnjë personazh historik por artistik. Vë në pah patriotizmin e klerikëve shqiptarë, nuk ka synim ti fyejnë. Ta lidhësh dramën me interesat e ditës është e gabuar. Më thanë që e kanë lidhur edhe me censusin. Unë e kam shkruar para 4 vitesh, s’ka të bëjë me interesat e ditës”, tha Dokle.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Drejtoresha e teatrit të Korçës, “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita e cila shprehet se me shfaqjen e kësaj drame nuk po luftohet kisha. “Për 5 ditë me radhë publiku na ka nderuar dhe duartrokitur. Nuk jemi duke luftuar kishën, kemi bashkëjetesë fetare. Do takoj Mitropolitin, shpresoj të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Kita.
Vepra
Vepra e shkruar nga deputeti Namik Dokle është vënë në skenë me regji të Dhimitër Orgockës dhe skenografi të Roland Karnxhës. Por këtë dramë, vetë Dokle ka sqaruar: “Ngjarjet e dramës “Shën Maria e Beratit” shtyhet shumë në kohë, në të dalë të Mesjetës, por ka edhe ajo frymëzimet e kohës, sepse shkrimtari, kurdo që ta vendosë ngjarjen, niset nga ca përjetime, dëshira, mesazhe që do të përçojë në kohën kur shkruhet një vepër.
Kjo është një dramë që i kushtohet përpjekjeve shekullore të njerëzve të shquar, për të garantuar mbijetesën e identitetit, traditës dhe të shpirtit të kombit shqiptar. Në qendër të saj është jeta e një piktori që në një kishë të Beratit pikturon Shën Marinë me Krishtin në krah të djathtë. Kështu quhet një nga ikonat më të shquara të Onufrit, të cilit i kam huazuar vetëm emrin e ikonës dhe vendndodhjen e saj. Ideja e parë për ta shkruar këtë dramë më ka lindur nga disa esse të Ismail Kadaresë, sidomos nga “Dialog me Alain Bosquet”. Thelbi është përpjekja e intelektualëve të çdo kohe për të mbrojtur identitetin kombëtar të popullit tonë, në një luftë të ashpër me ata që nuk e dëshironin një gjë të tillë, qofshin brenda apo jashtë nesh.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi