Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Menduh Thaçi: Në maj bie qeveria Gruevski Empty Menduh Thaçi: Në maj bie qeveria Gruevski

Sun 18 Mar 2012 - 19:09
a Tonight Ilva Tare ka zbarkuar në Tetovë, në një intervistë ekskluzive me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ) në Maqedoni, Menduh Thaçin.

Në rreth dy orë bisedë janë shtruar një sërë temash të nxehta, duke u ndalur në tensionimet e fundit ndëretnike në Maqedoni, prespektivat e këtij shteti në rrugën e inegrimit drejt NATO-s, e më pas BE-së si dhe shumë cështje të tjera kanë marrë përgjigje sonte në një transmetim të drejtëpërdrejtë nga RTV Ora News. Intervista e plotë vijon si më poshtë:
Pse ka përshkallëzim tensioni ndëretnik në Maqedoni?

Maqedonia është një shtet eksperimental. Politika shqiptare ka qenë nën përcmim dhe mospërfillje. Kjo është e tmerrshme. Në Maqedoni ndodhi një mashtrim historik me shqiptarët, ishte një konflikt i 2001 dhe pas dhjetë viteve shqiptarët rrihen dhe torturohen vazhdimisht. Ne e bëmë marrëveshjen e Ohrit se u gjendënm në një gjendje shumë të vështirë, por marrëveshja u degradua dhe u shkel nga qeveria maqedonase e 2002-2006. Kjo marrëveshje është e vdekur, koha e zbatimit ka qenë 2004 dhe vazhdimisht konstatohet që duhet bërë marrëveshja e Ohrit. Në Maqedoni pa u vendosur konsolidimi institucional mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe ndarja e drejtë e buxhetit nuk ka zgjidhje të gjendjes.

Gjyshi i njërit nga të plagosurit u shpreh se politikanët shqiptarë mezi presin ngjarje të tilla, e kanë mendjen tek tenderat, ka të drejtë qytetari?

Ka të drejtë për ata që janë në pushtet, unë jam në opozitë. Kam qenë i vetmi polikan pjesmarrës në ceremoninë mortore, ne si forcë jemi përpjekur të distancohemi në mënyrë që të mos shihemi sikur po keqpërdorim të tilla situata. Ne ndryshojmë nga forca në pushtet.11 vitet e fundit kemi qenë në qeverisje vetëm 1.5 vite, sa kemi qenë në pushtet jemi përpjekur me të gjitha forcat tona, është një dallim shumë i madh mes nesh dhe atyre. Kur ke përpara një kundërshtar gueril nuk mund të flasësh për proces të drejtë zgjedhor. Sheljet dhe abuzimet me votat kanë të bëjnë me ndrydhjen e qytetarëve. Partia jonë i ka fituar bindshëm zgjedhjet.


Ka një lloj frike që është shtuar, a nuk është në gjendje policia maqedonase të garantojë sigurinë?

Nuk don ta bëjë dicka të tillë. BDI ka frikë dhe pafuqi ndaj partnerit të koalicionit, e cila reflekton me këtë dhunë dhe frikë ndër qytetarët shqiptarë. Nuk është problem i shqipatërve të Maqedonisë individual, por kolektiv dhe qasja e qeverisë është ti shkelë këto të drejta. Shumë shpejt kjo qeveri në këtë gjendje mund të shkojë drejt rënies, do të bllokohet procesi integrues.


Janë pezualluar dhe ndeshjet e futbollit, pse është marë kjo masë?

Unë kam qenë dakort, këtu kemi konflikt mes shtetit dhe shqiptarëve. Kam dashur të shmangi rënien pre e policisë së tifozave shqiptarë. Këto fyerje janë të hershme dhe të thellla ndaj nesh, me parulla dhe tekste. Maqedonasit janë bërë 20 herë më fashistë se para 20 vitesh dhe 20 herë më të fuqishëm ndaj shqiptarëve. Rezistenca politike në rrugë paqësore është zgjidhja më e duhur, por është shumë e vështirë.


Haxhinasto ndodhet për vizitë në Shkup, si e vlerësoni qëndrimin e Tiranës për këto incidente?

Unë kam mirëkuptim ndaj tyre se kanë përgjegjësi mbi shpatulla për ardhmërinë e shtetit shqiptar dhe monitorohen dhe janë në një këshillim me ndërkombëtarët. Këtu drejtësia ushtrohet me selektivitet në aspektin etnik, është i vetmi shtet që faktorët mundohen ta ndrydhin si një shtet me shumë kombësi. Ne kemi pasur mbi shpatulla kërbacin skllav mbi shpinë, ne sot kremtojmë 100 vjetorin e kërbacërisë sonë. Maqedonasit nuk do të pajtohen kurrë të ndajnë shtetin me ne, përpiqen të bindin faktorët ndërkombëtarë se shteti është i maqedonasve dhe të largojnë shqiptarët nga trojet e tyre. Nuk mund të ndodhin rastësisht cdo ditë incidente, janë cështje të organizuara. Duke filluar nga cështja e Enciklopedisë dhe mosndëshkimi i fajtorëve të incidenteve, të bën me dije se dikush qëndron pas kësaj.

Integrimi në BE i Maqedonisë, a janë të lodhur shqiptarët me pritjen si shkak i problemit Maqedoni-Greqi për emrin?

Fokusimi i ndërkombëtarëve është trysnimi i shqiptarëve , si parakusht në integrimin në BE.Ky durim i shqiptarëve është edhe se Shqipëria është në NATO, top tema është rrumbullakësimi i pavarësisë së Kosovës dhe arritjes së një paqeje historike me Serbinë, do të vinë në rend ditë edhe shqiptarët e Maqedonisë. Ecja përpara e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë ka ecur në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë.


Partia juaj ka deklaruar se integrimi ka mbetur pezull nga Nikola Gruevski , pasi ka prirje drejt Serbisë?

Shembulli i fundit ishte marrëveshja e tij me policinë e Serbisë, që i lejon këtyre të fundit ndjekje të personave në Maqedoni. Unë nuk habitem prej tij, por nga Ali Ahmeti. Unë jam i gatshëm për dialog me të, ne kemi pranuar rezultatin zgjedhor. Pushteti është si shpata me dy teha, njëra me mjaltë tjetra me helm. Ne sa ishim në pushtet menaxhuam më së miri luftën e Kosovës, herën e dytë e lëshuam vetë sepse u bindëm se qëllimet tona nuk përputhen me qeverinë e Gruevskit.


Integrimi i Maqedonisë, dje në shkup ishte Stefan Fule, cfarë po negociohet dhe a është përfaqësuar poklitika shqiptare në këto negociata?

Nuk ka të bëjë me negociata por me dialog teknik, negociatat do të ndodhin vetëm kur të ndryshojë emri dhe kjo do të vijë nga Greqia sepse ka të drejtë. Maqedonia është një shtet fragjil, për të gjithë kam mirëkutim vetëm për Ametin që mashtron jo. Për cështjen e emrit partia jonë ka prishur raportet me Gruevskin. Politika e tij do të na dëmtojë për disa vite ne shqiptarët, por në fund do të dëmtojë vetë maqedonasit. Por ne do të vimë në rend dite, jemi optimist për këtë.

Kohë më parë bëtë thirrje për unifikim të opozitës, cfarë do përfitonin shqiptarët?

Unë tentova si parti më e madhe opozitare të flasim me një zë, por u zbulua që dhe ne si opozitë nuk mendojme njësoj dhe nuk funksionoi. Kjo konsistonte në realizimin e një mbrojtje më të fuqishme ndaj dhunës së ushtruar.

Një thirrje të tillë, por që shkon përtej kësaj ka bërë dhe Adem Demaci, ka të drejtë ai?

Kam shumë respeKt për të. Problemi te shqiptarët e Maqedonisë është shumë më shumë se folklorik dhe romantik. Ne e vuajtëm shumë shtypjen si popull, por tentimi për relativizim është e papranueshme. Ai clirimtari i coroditur është në pushtet dhe ai është përgjegjës për të gjitha ngjarjet që ndodhin, por nëse ne e kemi një homogjenizim të tillë shumë më të fortë do ta kenë maqedonasit, cfarë do të cojë në konflikt. Qeveria e Kosovës dhe ajo shqiptare janë shumë të shtrënguar kur japin vlerësime për shqipatërët në Maqedoni. Ne do ta pranonim me qejf të madh pakon e Ahtisarit, por nuk na e ka ofruar njeri.

Flitet sikur ju keni pasur një takim me Branko Crvenkovski, a po përgatitni me të një rrëzim të Gruevskit?

Pak dallon ai me Gruevskin. Kemi diskutuar për gjithçka, por ai nuk është i gatshëm të pranojë ofertat e mia. Prioritet është integrimi, por paralel duhet të ecë edhe një plan për të drejtat e shqiptarëve, ku si kryefjalë e kësaj është vendimarrja me konsensus të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ju folët për një rrëzim të qeverisë Gruevski, si mund të ndodhë?

Kjo do të ndodhë për tre arsye; bllokimi i integrimit, tensionimi i mëtejshëm ndëretnik dhe varfërimi i skajshëm i shqipatërëve të Maqedonisë. Besoj se pas samitit në maj do të merret vula, gjithashka do të jetë e qartë. Rrëzimi i tij varet kryesisht nga votat tona por fatmirësisht dhe krijimi tjetër qeveritar përsëri varet prej nesh. Nëse BDI tërhiqet nga Gruevski unë skam punë me Gruevskin por me BDI. Rrëzimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme janë të lidhura në mes tyre, por normalisht që vendi nuk ngelet pa qeveri.


A do të ishit një zë më i fuqishëm nëse jeni sëbashku të gjitha partitë shqiptare?

Nuk mund të ndodhë, në cfarë duhet të jemi të bashkuar, nuk mund të futemi bashkë në qeverinë e Gruevskit, por dalja e BDI do të ishte një mundësi. Dyshoj se mund të ndodhe, sepse ata janë të hipotekuar nga qeveria maqedonase për një sërë aferash korruptive. Unë jam shumë i përgjegjshëm dhe koherent në rrugën e sugjerimeve të faktorëve ndërkombëtarë. Akuzat ndaj meje janë mashtrime, nuk kam përfitituar nga të qënit në politikë.
Rruga e drejtë është shumë e vështirë për tu ndjekur por ja kam arritur dhe vazhdoj ta bëj. Ata duan të më bëjnë si vetja, unë nuk shitem për 200 euro. Unë nuk kam nevojë as për famë as për pushtet, e vetmja gjë që më mban në këtë rrugë është ideali, unë do ta lë politikën kur këtë ta kërkojnë njerëzit e ndershëm.

Pse zgjati aq pak bashkimi me kryetarin e Rilindjes Demokratike Kombëtare Rufi Osmanin?

Nuk na bashkuan idealet, ndaj i dhamë fund.

Ka akuza se ju i ndërroni vazhdimisht këshilltarët?

Jo, unë nuk i heq, marr këshilltarë të rinj, ndaj akuza bie.

Cfarë do të bënit më mirë nëse do vinit në pushtet?

Ka tre vjet që kemi dalë me platformën e re dhe pa u realizuar dy pikat kyce nuk mund të ketë zgjidhje të problemit të shqiptarëve. Lidhur me qeverisjen lokale të PDSH-së në Tetovë jam i kënaqur.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Hashim Thacin?

Nuk janë kurrfare, nuk jam dakort me qëndrimin e tyre pavarësisht problemeve të brendshme që kanë, pasi ata e njohin më mirë situatën tonë, madje se vet Shqipëria. Sot janë më të stabilizuara marëdhëniet me të.

Pse u prishët me Thacin?

Raportet politiko partiake kanë qenë të përafërta më herët. Respektoj qeverinë e tij por raportet i kam të përafërta me opozitën në Kosovë. Kur them nuk jam dakort vlerësoj qëndrimin e tyre ndaj nesh, jo problemet e tyre të brendshme. Vetëvendosja në Kosovë është një opozitë e fuqishme.

Si e gjykoni deklaratën e Thacit për bashkim kombëtrar nëse zhvillohen zgjedhjet serbe në Kosovë?

Është e tepruar kjo, kompromisin më të hidhur e kemi bërë ne shqiptarët maqedonas duke jetuar jashtë trojeve shqiptare. Por deklarata e tij është e drejtë, nëse ndodh e para duhet të ndodhë tjetra, dhe padyshim me kryeqytet Tiranën. Është ëndërr historike që vjen nga zemra por kjo s`është politikë. (Ora News/INA)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi