Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gënjeshtrat klasike të femrave Empty Gënjeshtrat klasike të femrave

Mon 5 Mar 2012 - 2:26
Ka nga ato që nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për ushqimin gënjejnë edhe veten, duke u hequr sikur hanë pak dhe shëndetshëmDikur gënjeshtrat i kishin këmbët e shkurtra, sot duket se e kanë edhe barkun plot, sidomos kur personi që i thotë është një grua. Ka nga ato femra që nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për ushqimin gënjejnë edhe veten, duke u hequr sikur hanë pak dhe shëndetshëm, edhe pse peshorja tregon të kundërtën duke u hequr maskën. Nuk duhet t’i thoni vetes gënjeshtra, sepse jo vetëm që do të rrënjosni thellë ndjenjat e fajit, por nuk do të jeni në gjendje as të ulni kilet e tepërta.Sipas një sondazhi të “Timex Multisport Team”, që kujdeset për atletët profesionistë, duke u dhënë atyre mbështetje psikologjike dhe fizike, është vënë re se femrat gënjejnë 474 herë në vit për sa i përket ushqimit. “Nuk e kuptoj se përse nuk më bëjnë më xhinset e vjetra”, – thonë, ndërsa janë duke ngrënë një biskotë. Në fakt, nuk ishte i nevojshëm një studim shkencor për të kuptuar se në pjesën më të madhe të rasteve femrat fshihen pas të ashtuquajturave dietave, duke i gënjyer të gjithë ata që i rrethojnë dhe vazhdojnë të hanë patatina, të pinë verë, të shijojnë një ëmbëlsirë ose të mos i rezistojnë tundimit për të konsumuar ndonjë aperitiv. Nuk arrijnë të jenë të sinqerta as me veten, dhe ndërkohë që trupi mbulohet nga dhjami, ato mbyllin veshët e tyre dhe të atyre që i rrethojnë (kanë nevojë për dëshmitarë që të konfirmojnë alibinë e tyre) për të mos dëgjuar gjepurat që thonë. Gënjeshtrat më klasike janë: “Sot nuk kam prekur bukë me dorë!” (gjë që nuk e ul nga pesha, pavarësisht se thotë këto fjalë); “Në drekë kam ngrënë vetëm sallatë” (nuk e llogarisin vajin dhe ullinjtë që gjendeshin në sallatë); “Hëngra vetëm një copë të vogël tortë”, apo “Kam pirë vetëm dy gllënjka verë!” (po si është e mundur që torta u mbarua dhe shishja e verës është pothuajse në fund?)

Ëndrra e këtyre “gënjeshtareve” është të identifikohen me masën 42, edhe pse realisht janë 48 ose 50. Të dashura vajza, nëse dëshironi që të mos gënjeni veten dhe të dukeni vërtetë mirë, keni vetëm dy rrugë: të bëni shumë aktivitet fizik, ose ta bindni veten se nuk do të jeni kurrë një modele kopertine. Ndonjëherë një fytyrë e qeshur është shumë herë më e bukur se një barkë i sheshtë.

Programi i dobësimit pas festave

Ëmbëlsirat, pijet alkoolike dhe frutat e thata ju kanë transformuar në një top? Mund të riktheheni në gjendjen e mëparshme duke ndjekur dhe zbatuar këto këshilla të thjeshta. Dihet që çdo festë lë shenja në trupin e njeriut, sidomos te femrat. Kilet e tepërta në kofshë, të ndenjura dhe bel mund t’ua kenë rrumbullakosur pak pamjen tuaj dhe e keni të pamundur të vishni pantallonat që vishnit para festave. Megjithatë, nëse keni dëshirë dhe vullnet mund të dobësoheni shumë shpejt duke ndjekur këto këshilla të thjeshta: e keni ende frigoriferin të mbushur me sallame dhe ëmbëlsira nga festat? Përdorini të gjitha duke ftuar miqtë tuaj për darkë. Vetëm pas konsumimit total të tyre mund të filloni me programin e dobësimit pas festave. Gjatë ditëve festive trupi u mësua që të hante shumë dhe shpesh, kështu gjëja e parë që duhet të bëni është ta “gënjeni” veten për të mos ndjerë shumë peshën e urisë. Gjatë ditëve të para të dietës konsumoni ushqime me bazë peshkun dhe zarzavatet. Patate të pjekura në zgarë ose të ziera, asnjëherë të skuqura. Edhe orizi është ideal për të kënaqur oreksin tuaj.

Keni shumë oreks? Mund të prisni drekën pa u sforcuar duke ngrënë turshi, që nuk ka as kalori e as yndyrna, ose një fryt. Po ashtu, nuk duhet ta teproni as me çajrat. Pini shumë ujë. Hiqni dorë nga makina dhe shkoni në punë me këmbë ose me biçikletë. Rifilloni aktivitetin fizik duke shkuar në palestër ose duke bërë vrap në natyrë çdo mëngjes 20 minuta. Mos harroni se pa aktivitet fizik është shumë e vështirë të humbasësh peshë, sepse mishi squllet dhe lëshohet. Gjatë ditëve të para të dietës dhe aktivitetit fizik do të jetë e vështirë që trupi të mësohet me ritmet e reja të jetës dhe ushqim të pakët e të ekuilibruar. Po ashtu, duhet të hiqni dorë si nga pijet alkoolike, ashtu edhe ëmbëlsirat. Sapo të kalojë java e parë e dietës dhe organizmi të mësohet me regjimin e ri, do të ndiheni më mirë dhe pasqyra do t’ju inkurajojë ta vazhdoni rrugën e nisur./Shqip/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi