Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video) Empty Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video)

Mon 30 Jul 2012 - 14:11
Message reputation : 100% (1 vote)
Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video) VivaldiAntonio Luçio Vivaldi lindi më 4 mars 1678 në Venecia, Itali dhe vdiq më 28 korrik 1741, në Vjenë. Mësoi violinën nga babai i tij Xhovani Batista.

Vivaldi kishte një problem shëndetësor, që e quante ngushtim të kraharorit; bëhej fjalë për azmën. 14 vjeç nisi të studionte në një shkollë biblike. Në vitin 1703, përfundoi studimet dhe u emërua prift, me emrin fetar “Prifti i Kuq”, për shkak të ngjyrës së flokëve. Më 1704 u bë profesor violine në Jetimoren për vajza, “Pio, Spitali i Mëshirës”, në Venecia, ku ka gjetur frymëzim për shumicën e simfonive e kantatave të tij.

Më 1705 u publikua përmbledhja e parë me veprat e tij, e titulluar “Raccolta” (Koleksioni). Një fakt i rëndësishëm është rizbulimi i pjesës më të madhe të repertorit të tij, në fillim të shekullit XX, në Torino dhe Gjenevë, kohë pas vdekjes së tij.

Muzika e Vivaldit është novatore, pasi theu traditën në mënyrën e të kompozuarit, përmirësoi strukturën e koncerteve, ku kërkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema të reja interpretimi. Vivaldi njihet si një prej artistëve që solli muzikën baroke. Johan Sebastian Bah u ndikua jashtë mase prej muzikës së tij. Vivaldi është pa dyshim, një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë, me mbi 500 koncerte, 46 opera, simfoni, 73 sonata, muzikë dhome, si dhe Muzikë të Shenjtë.

Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinëve. Pranvera është një pjesë, që shpesh përdoret për ceremoni të rëndësishme dhe vazhdon të konsiderohet një nga perlat e muzikës klasike.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video) Empty Re: Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video)

Sun 12 Aug 2012 - 18:45
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video) Empty Re: Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video)

Fri 5 Oct 2012 - 10:40
Sponsored content

Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video) Empty Re: Vivaldi dhe perlat e muzikës klasike (video)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi