Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Muzika klasike shqiptare  Empty Muzika klasike shqiptare

Thu 9 Dec 2010 - 16:22
Palok Kurti (1860 – 1920) krijoi “Marshin e Bashkimit Shqiptar” ne 1878. Kjo ishte ne nje kohe kur muzika klasike shqiptare kishte akoma nje rruge te gjate perpara. Kurti ishte nje muzikant amator, kengetar, instrumentist dhe kompozitor i mbrujtur me muziken popullore te qytetit te tij, Shkodren. Muzika klasike shqiptare nisi hapat e para te saj drejt profesionalizmit, gjate dekades se dyte te shek te 20.

Iniciatori kryesor i saj ishte prifti franceskan Martin Gjoka (1890 – 1940). Ai ishte i pari qe kompozoi muzike klasike ne Shqiperi ne zhanre te ndryshme. Duke ndjekur traditen e kompozitoreve si Bach dhe Handel, Gjoka kompozoi muzike polifonike dhe korale, si dhe la te paperfunduar nje sinfoni. Per shkak te mungeses se institucioneve muzikore apo nje sistemi professional per muziken klasike, veprat e tij mbeten te izoluara. Ato u luajten vetem nga instrumentist amator dhe u degjuan ne rrethe te ngushta shoqerore.

Megjithate fale punes se Gjokes dhe muzikanteve te tjere te asaj kohe, Shkodra u be qendra me e rendesishme e jetes muzikore ne Shqiperi, gjate periudhes midis dy lufterave boterore e sidomos pas luftes se dyte. Aty u formua orkestra e pare dhe grupet korale. Keto veprimtari me vone u perhapen dhe ne qytete te tjera si Korca. Si rrjedhim, Shkodra u be qendra e edukimit te disa prej perfaqsuesve me te shquar te gjenerates se pare te kompozitoreve per periudhen e dyte te 1900.

Preng Jakova (1917-1969) studioi per clarinet ne Konservatorin "Santa Cecilia" te Romes, kryesisht shkruajti muzike vokale. Me operat e tij "Mrika" (1958) dhe me pas "Skenderbeu" (1968), ai eshte bere i njohur si themeluesi i operes ne Shqiperi. Si kompozitor me nje shpirt lirik, ai kompozoi nen influencen e tradites se operes italiane te shekullit te 19. Ai perdori stilin belcanto, te nderthurur me intonacione te muzikes se kengeve dhe valleve shqiptare.

Nuk ka asnje dyshim qe kompozitori me i njohur ne Shqiperi eshte Çesk Zadeja (1927-1997), gjithashtu i lindur dhe rritur ne Shkoder, i cilesuar gjithashtu si ‘babai i muzikes klasike shqiptare’. Zadeja mbaroi shkollen per kompozim ne Konservatorin "P.I. Tchaikovsky" ne Moske dhe qe prej 1956 deri ne fund te jetes se tij, ai e zhvilloi aktivitetin e tij artistik ne Tirane. Ai ishte nje prej themeluesve te Konservatorit te Muzikes, Teatrit te Operas dhe Baletit, dhe Ansamblit te Kengeve dhe Valleve. Gjithashtu i rendesishem eshte kontributi i tij ne themelimin e Institutit te Larte te Arteve ne Tirane dhe mesimdhenia e tij ne kete institut per 30 vjet. Nen drejtimin e tij perfunduan me sukses studimet ne kete institut figura te njohura te muzikes klasike shqiptare. Zadeja me repertorin e tij te muzikes zgjeroi kufijte e muzikes klasike shqiptare, pasi ai kompozoi sinfonine e tij te pare ne 1956. Ai gjithashtu kompozoi dy balete, disa pjese per koncerte instrumentale dhe orkester, disa sinfoni, disa sonata, muzike per trio dhe kuartet etj. Kompozimet e Zadese dallohen per nje teknike te larte dhe per nje integrim ne te, te strukturave intonuese te ritmit dhe timbrit te muzikes me te njohur popullore shqiptare.
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Muzika klasike shqiptare  Empty Re: Muzika klasike shqiptare

Thu 9 Dec 2010 - 16:22
Gjate gjysmes se dyte te shekullit te 20, muzika shqiptare pati veshtiresi te medha per te kaluar, per shkak te mungeses se profesionisteve tradicional te vertete. Kjo eshte arsyeja pse zhvillimi i saj u perqendrua kryesisht ne stilet klasike – romantike.

Muzika klasike shqiptare u plotesua gjate viteve 1950 - 1990 me emra te tille te njohur si Tish Daia (1926 – 2003), kompozitori i baletit te pare shqiptar “Halili dhe Hajria”, Nikolla Zoraqi (1928-1991), nje kompozitor me nje spekter te gjere dhe aktivitet kompleks qe perfshinte disa pjese te shkurtra instrumentale dhe pjese vokale per opera dhe balet; Tonin Harapi (1925 – 1991), i cili ishte nje nga mesuesit e pare te pianos ne nivel nacional; Feim Ibrahimi (1935 – 1997), qe me dy koncerte per piano gjate viteve 1970 – 1980, luajti nje rol te rendesishem ne emancipimin e muzikes shqiptare te teatrit; Shpetim Kushta (1943), Thoma Gaqi (1949) dhe te tjere.

Ne vitet 1990, muzika shqiptare duhet te perballej me veshtiresi te reja. Çlirimi nga ideologjia e diktatures rezultoi ne krijimin e strukturave te reja muzikore. Dy grupe te rendesishme muzikore u krijuan gjate viteve 1991 - 1992 – ”Shoqeria e Muzikanteve Profesionist” dhe ”Shoqeria e Muzikes se Re Shqiptare”, dhe qe te dyja u bene antare te organizatave te njohura muzikore europiane dhe boterore. Duke perfshire talentet me te mira te vendit ne keto shoqata, ato krijuan nje tjeter mjedis per muziken shqiptare dhe nje perfshirje me te shpejte te muziken bashkekohore ne skenes boterore. Qe nga 1992, ”Shoqeria e Muzikes se Re Shqiptare” ka organizuar Festivalet e Muzikes se Re, ndersa ”Shoqeria e Muzikanteve Profesionist” drejton koncertet e Dhomes se Muzikes Nderkombetare. Nder kompozitoret, me aktiv ne Shqiperi sot, jane Aleksander Peçi (1951), Sokol Shupo (1954), Vasil Tole (1963) dhe Endri Sina (1968).


Informacioni me lart eshte marr ne anglisht nga faqja e Fondacionit Frosina. Pergatitur nga Sotiraq Hroni
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi