- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
U zbulua ilaçi kundër kancerit të zorrës së trashë?
Wed 31 Mar 2010 - 16:49
Shkencëtarët Amerikanë thonë se kanë gjetur një “koktej kimik”, i cili mund të shkatërrojë polipet në zorrën e trashë, të cilat mendohet të jenë paraardhëse të kancerit. Polipet nuk janë malinje, megjithatë, në shumë raste mund të nevojitet heqja e tyre nga ana e pacientëve, gjë e cila në vazhdim mundësisht t’i detyrojë t’u nënshtrohen analizave të shpeshta. Hulumtimi që u botua në revistën “Nature” i cili bazohet në eksperimente laboratorike që u realizuan në kafshë, pohon se ilaçi mund të ndërpresë rritjen e gjendrave. Studiuesit e Universitetit të Texas u përqendruan te mekanizma që kontrollon “vdekshmërinë” e qelizave të polipetit. Ndërsa në qelizat normale procesi (që quhet “apoptozë” - vdekje e qelizave) bëhet automatikisht, nuk ndodhë e njëjta gjë edhe me qelizat e polipetit. Shkencëtarët arsyetojnë se ilaçi që zbuluan mund të aktivizojë funksionimin normal të “apoptozës” në gjendër. Megjithatë, këto janë veç rezultate paraprake të cilat kërkojnë ende investigim të mëtejshëm.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi