Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krijohet ilaçi i bukurisë, kundër mplakjes Empty Krijohet ilaçi i bukurisë, kundër mplakjes

Mon 10 Oct 2011 - 21:56
Është krijuar së fundi kremi i bukurisë, kundër mplakjes. Duke filluar nga kjo javë do të hidhet në treg përbërësi aktiv kundër plakjes, i cili është provuar më parë në mjekësi për përtëritjen e qelizave të lëkurës.Trajtuesi mban emrin Bioeffect EGF Serum (e shihni në foto), ndërsa vetëm një lugë gjelle kushton 125 dollarë, duke i vlerësuar përbërësit e saj aktivë më shtrenjtë se diamanti.Ekspertët kanë sugjeruar se vetëm dy pika në ditë janë të mjaftueshme për rinovimin e lëkurës. Përbërësi kryesor “Epidermal Groëth Factor”
përmban aktivues dhe proteina vitale për mirëmbajtjen e qelizave.Me rritjen e moshës, niveli i këtyre aktivizuese në lëkurë ulet duke lejuar kështu shtimin e rrudhave, por fatmirësisht ju vjen në ndihmë ky serum, i cili i largon ato.
Produktet e tjera në treg përmbajnë EGF, por jo në nivele të njëjta të përqendrimit në serumin Bioeffect. Produkti i lansuar në Islandë ka provuar në mënyrë popullore se, një në pesë gra besojnë në efektin e tij dhe e përdorin atë.
Ndërkohë që duket se suksesi u përsërit në Britaninë e Madhe, ku 2.000 njësi arritën të shiteshin në një ditë të vetme, kur ajo u vendos në shitje online në fillim të këtij muaji.
Nga ana tjetër, 60 për qind e klientëve kërkuan blerjen e këtij produkti për herë të dytë.
Ky serum ka fituar edhe miratimin e personave të famshëm si aktorja Uma Thurman.
Ekspertja e bukurisë Alice Hart-Davies dhe krijuese e godthingsbeauty.com tha se ishte e impresionuar për efikasitetin e këtij produkti.

Ajo tha: “Serumi përmban një përbërës të quajtur Faktori Rritës Epidemik, i cili është provuar në shërimin dhe rinovimin e lëkurës, kështu që është një nga përbërësit, i cili është i njohur për efektet e tij të vërteta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi