Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

ILAÇI KUNDËR PLEQËRISË BRENDA PESË VJETËSH Empty ILAÇI KUNDËR PLEQËRISË BRENDA PESË VJETËSH

Thu 23 Jun 2011 - 14:26
ILAÇI KUNDËR PLEQËRISË BRENDA PESË VJETËSH

Kjo materie ka aftësi që të mblidhet në qendrat energje­tike të qelizës - me mitokon­dri dhe neutralizon format ak­tive të bashkimit të oksigjenit, të cilat shkatërrojnë indet dhe konsiderohen përgjegjëse për shumë ndryshime që lidhen me pleqërinë në organizimin e njeriut.



Preparati më i ri farmaceutik për pengimin e ndryshimeve të plakjes në organizmin e nje­riut dhe sëmundjeve që vijnë me këtë moshë, mund të gjen­det në shitje në barnatoret ruse brenda pesë vjetëve, ka dekla­ruar autori i këtij ilaçi, akade­miku rus Vladimir Skulachov. "Mund të flasim për një afat prej pesë vitesh", ka deklaru­ar Skulachov, duke u përgjig­jur në pyetjen se kur do të fi­lloj prodhimi i ilaçit kundër së­mundjeve të pleqërisë por edhe vet pleqërisë.
Akademiku Skulachov, i ci­li është edhe dekan i fakulte­tit për bio-inxhinieri dhe bio-in­formatikë të universitetit shte­tërorë të Moskës "Lomonosov", së bashku me kolegët e tij në kuadër të universitetit ka the­meluar kompaninë "Mitotex", e cila do të përsosë preparatin në bazën e antioksiduesit të zbu­luar SkQl.
Kjo materie ka aftësi që të mblidhet në qendrat energje­tike të qelizës - me mitokon­dri dhe neutralizon format ak­tive të bashkimit të oksigjenit, të cilat shkatërrojnë indet dhe konsiderohen përgjegjëse për shumë ndryshime që lidhen me pleqërinë në organizimin e njeriut. Antioksiduesit e tjerë të njohur, nuk mund të mblid­hen në mitokondri, për çka për arritjen e efektit nevojiten doza të mëdha, çka lidhet me efektet anësore.

SkQ1 zgjat jetën dhe parandalon sëmundje të shumta

Eksperimentet e shumta në kafs­hët laboratorike, kanë treguar se SkQl e zgjatë jetën, është efi­kas në preventivë dhe kurim të sëmundjeve të pleqërisë; siç janë disa sëmundje kardiovaskulare, osteoporoza dhe artri­tit reumatik, por edhe të disa llojeve të kancerit. Kompania "Mito­tex" edhe më herët ka njoftuar fi­llimin e fazës së dytë të testeve klinike të ilaçit të parë në bazën "e jonit të Skulachov-it" - pikat e syve kundër glaukomës, i ci­li në barnatoret ruse do të gjen­det brenda një viti. Mirëpo, Skulachov ka theksuar se për për­sosjen e preparateve të ardhsh­me, nevojitet më shumë kohë. Farmakologët kërkojnë që ila­çi të jetë stabil brenda një viti, çka paraqet problem, për shkak të aktivitetit të materies. Prak­tikisht tashmë e kemi zgjidhur këtë problem dhe shpresojmë se së shpejti do të bëjmë patenti­min e prodhimit tonë", ka thek­suar ai. Ai ka shtuar se testimet klinike të veprimit sistematik të ilaçit të ri, do të jenë ndjeshëm më të gjata se sa në rastin e pi­kave për sy. Studimet kanë tre­guar se nëse materia përdoret në sy, ajo edhe aty mbetet, duke mos u përhapur tutje në organi­zëm. Në rastin me tableta, pre­parati do të përhapet dhe janë të nevojshme studimet e efek­teve të saj të padëshirueshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi